Haxhinasto: Turqia,
partner i rëndësishëm i Shqipërisë

Haxhinasto: Turqia, <br />partner i rëndësishëm i Shqipërisë
Sot, delegacioni i Komisionit të Politikës së Jashtme i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë, i kryesuar nga z. Volkan Bozkir, kryetar i këtij Komisioni, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë të Kuvendit të Shqipërisë, zhvilloi një takim pune me Komisionin për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë.

Gjate takimit u shkëmbyen mendime lidhur me nivelin aktual të marrëdhënieve mes dy vendeve si edhe për çështje të tjera të lidhura me rajonin dhe më gjerë.

Kryetari i Komisionit për Politiken e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Fatos Beja vlerësoi lart nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve të miqësisë tradicionale turko-shqiptare, duke shprehur edhe njëherë dëshirën e palës shqiptare për një bashkëpunim sa më të frytshëm mes dy vendeve, në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Nga ana e tij z. Volkan Bozkir, duke vlerësuar lart rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-turke për rajonin tonë, theksoi se, si Shqipëria ashtu edhe Turqia, shohin te njëra-tjetra më shumë se sa një partner strategjik, të interesuar për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

Palët theksuan njëkohësisht rëndësinë e projekteve konkrete të përbashkëta në fushën ekonomike me interes reciprok për të dy vendet si dhe shprehën vullnetin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar midis Shqipërisë dhe Turqisë.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi mbërrin në Gjykatën e Tiranës: Unë bëj vetëm punën

Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi mbërrin në Gjykatën e Tiranës: Unë bëj vetëm punën