Haxhinasto: Ulen tarifat për
udhëtarët, aeroport i ri në jug
Shqipëria ka tarifat aeroportuale më të larta nga të gjitha vendet e rajonit. Këtë fakt e ka pranuar sot ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, i cili tha se, duke i krahasuar tarifat tona me ato të aeroportit të Korfuzit, ato janë 3 herë më të larta.
TIRANE - Shqipëria ka tarifat aeroportuale më të larta nga të gjitha vendet e rajonit. Këtë fakt e ka pranuar sot ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, i cili tha se, duke i krahasuar tarifat tona me ato të aeroportit të Korfuzit, ato janë 3 herë më të larta. Sipas Haxhinastoas, ulja e tarifave aeroportuale është domosdoshmëri dhe nga hapja e tregut është ndjerë edhe një ulje e lehtë e tyre. Ministri ripërsëriti edhe një herë idenë për ndërtimin e një aeroporti në Jug të vendit.
“Historitë e kaluara të situatave monopol në treg, të papërgjegjshmërisë në detyrimet ndaj qytetarëve, veçarnërisht ndaj pasagjerëve, nuk do të përsëriten më. Do të shmanget me vlerësimin e avioanicionit civil me të gjithë operatorët e rinj që do të futen ne treg, me eksperiencën më të mirë franceze për të arritur standardin më të mirë europian”, u shpreh ai.
Ndërsa Përfaqësuesi i Delegacionit Europian, Francois Begeot, deklaroi se projekti i binjakëzimit me aviacionin civil francez me fondet e BE-së, rrit standardet e Aviacionit Civil Shqiptar.
Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, Petrit Sulaj, tha se projekti kap një vlerë 800 mijë euro dhe do të zbatohet në një periudhë 2-vjeçare.
Fjala e plotë e Drejtorit Petrit Sulaj “Projekti që po merr udhë sot është një projekt që kap vlerën e 800.000 mijë Eurove dhe do shtrihet për një periudhe dyvjeçare. Ai synon qëndrueshmërinë, stabilizimin dhe zgjerimin e rezultateve të arritura nga Projekti i parë i Binjakëzimit, me qëllim ecjen përpara drejt forcimit të kompetencës të Autoritetit të Aviacionit Civil në rolin e saj si rregullator dhe mbikëqyrës i të gjithë veprimtarive në fushën e transportit ajror. Korrigjimin e mangësive të identifikuara nga agjencitë ndërkombëtare kontrolluese të aviacionit ndërkombëtar si ICAO, EASA, etj. Ky projekt merr përsipër të kontribuojë ne ecjen përpara të vendit tonë, drejt anëtarësimit të plotë në familjen Europiane”, tha Sulaj.
Projekti i binjakëzimit "Forcimi Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar” u organizua në bashkëpunim me Konsorciumin e Drejtorisë se Përgjithshme të Aviacionit Civil Francez dhe Qendrën Rajonale Rumune për Ekselence në Aviacionin Civil.
Redaksia Online
(e.s/Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2891
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18