“Prioritet i sektorit publik është cilësa në shërbime ndaj qytetarit”. Kështu deklaroi ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto gjatë një aktiviteti të organizuar nga Shoqata Biznes Albania dhe Shoqata e Ndërtuesve në Shqipëri me temë kryesore “Prezantimi i teknologjive bashkëkohore në Shqipëri për sektorin e ndërtimit”.
Ministri theksoi se qeveria poi kushton vëmendje të veçantë reformës së transportit urban ndërqytetas.
“Në këtë sipërmarrje tonën si pjesë e ekzekutivit ne kemi partnerë solidë. Komuniteti i biznesit është një nga aktorët e rëndësishëm, ndaj unë i kam ftuar shpesh të jenë më aktivë dhe më rigorozë në ofrimin e vërejtjeve dhe propozimeve për përmirësimin e veprave aktuale publike”, tha ministri.
Ai e theksoi si domosdoshmëri kërkesën për standard në shërbime, jo vetëm për të rritur efektivitetin e investimeve, investimin e individidit për prosperitetin e shoqërisë, por edhe për ta vendosur zhvillimin ekonomik në një shtrat të sigurtë, për të arritur kështu objektivin primar të rritjes së cilësisë së jetës së qytetarit.
“Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë se përqasja kritike e tyre për shërbimet që sektori publik dhe privat ofron në infrastrukturë dhe më gjerë, është domosdoshmëri dhe një presion pozitiv ndaj nesh për tu përmirësuar”, theksoi Haxhinasto.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com