Haxhinasto vizita zyrtare
në tre vendet aziatike

Haxhinasto vizita zyrtare<br />në tre vendet aziatike
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z.Edmond Haxhinasto ka nisur një tur vizitash zyrtare në Japoni, në Republikën e Koresë dhe në Vietnam, nga data 20 deri më 25 nëntor 2011. Kjo vizitë do t’i shërbejë promovimit dhe forcimit të marrëdhënieve të Republikës së Shqipërisë me këto shtete, duke inkurajuar zgjerimin e marrëdhënieve ekonomiko- tregtare, vendosjen e kontakteve me institucionet akademike midis vendeve dhe popujve të këtij rajoni.

Bashkëpunimi ekonomik do të jetë në qendër të këtyre bisedimeve, ku do të shkëmbehen informacione dhe do të shqyrtohen mundësitë e adoptimit të praktikave më të mira nga përvojat përkatëse. Duke bërë të njohur performancën e ekonomisë shqiptare, klimën inkurajuese të investimeve për kompanitë e këtyre vendeve, Ministri Haxhinasto do të ndalet në mundësitë e investitorëve japonezë dhe koreano-jugorë për të investuar sidomos në fushën e energjitikës, transportit, telekomunikacionit, turizmit, si dhe për mundësitë e kompanive vietnameze në fushën e bujqësisë etj.

Gjatë vizitave në këto shtete, një vend të rëndësishëm do të zënë edhe bisedimet për forcimin e bashkëpunimit në fushën e marrëdhënieve shumëpalëshe dhe në organizatat ndërkombëtare, për çështje globale ekonomike dhe zhvillimin e strategjive për mbështetje, me interesa të ndërsjella.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

Rruga drejt finales së Evropianit, gati përplasjet mes 'titanëve'! Datat dhe oraret e 1/8

Rruga drejt finales së Evropianit, gati përplasjet mes 'titanëve'! Datat dhe oraret e 1/8