ROME - Italia mbështet rrugëtimin e integrimit evropian të Shqipërisë. Kjo ishte çështja që doli në takimin e mbajtur sot në Farnesina ndërmjet ministrtit të Jashtëm Italian Giulio Terzi, dhe kreut të diplomacisë shqiptare Edmond Haxhinasto, raporton agjencia italiane e lajmeve Agenzia Nova. “Kemi diskutuar për çështjet bilaterale, rajonale dhe globale. Ministri Haxhinasto më përshkroi reformat në fazën aktuale që do ti lejojë Shqipërisë të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian dhe më ka informuar edhe për ligjin elektoral që është në fazën përfundimtare. Jemi në pikën që duhet të arrijmë në këtë stad me këto reforma të rëndësishme, që janë pjesë e kushteve të vëna nga Komisioni Evropian” ka deklaruar Terzi.
“Në përgjithësi u fol edhe për aksionin që duhet të ndërmarrim në fushën e nismave rajonale me Inicativën Qendrore Evropiane, iniciativën adriatiko-joniane. Bashkëpunimi në planin ekonomik mund të ketë frytet e veta në kontekstin rritjes së fortë të marrëdhënieve ekonomike. Jemi partner të privilegjuar në çdo sens” deklaroi Terzi gjatë konferencës për shtyp që u mbajt në Farnesina. “Italia ka shprehur disponibilitetin për të marrë pjesë me iniciativa kulturore dhe për celebrimet e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë” ka deklaruar Terzi.
Ministri Haxhinasto nga ana e tij tha se “Italia është një partner strategjik për Shqipërinë. Në agjendën e diskutimeve ishte mbi të gjitha rruga drejt BE për vendin “por u fol edhe për projekte të rëndësishme në fushën ekonomike” tha shefi i diplomacisë shqiptare, duke precizuar se “ka gjithmonë e më tepër më shumë besim në marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve. Më pas Haxhinasto iu referua projektit makrorajonal adriatiko-jonian, i cilësuar si shumë i rëndësishëm. Haxhinasto, në fund, ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha do të jetë shumë shpejt në Itali ku do të takojë kryeministrin italian Mario Monti.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com