Hazard jashtë forme dhe infermieri e mbushur plot, Real përfundon nën kritika për 300 mln eurot e verës

Hazard jashtë forme dhe infermieri e mbushur plot, Real përfundon nën kritika për 300 mln eurot e verës

Real Madrid ka qenë një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës, duke shpenzuar afërsisht 300 mln euro në mënyrë që sezoni i fundit të mos përsëritet më, por pavarësisht gjithçkaje sinjalet e para nuk kanë qenë pozitive. Edhe pse ndeshjet kanë qenë miqësore ‘galaktikët’ kanë lënë për të dëshiruar, pasi kanë fituar vetëm ndaj Arsenalit me penallti dhe janë mposhtur nga Bayern, ndërsa janë turpëruar nga Atletico.

Deri më tani kritikat më të shumta kanë qenë drejt dy individëve, trajnerit Zidan dhe futbollistit Eden Hazard, që këtë verë klubit i kushtoi mbi 100 mln euro të cilat shkuan në arkat e Chelsea-s. 28-vjeçari përveçse ka qenë jashtë forme është paraqitur në klub edhe mbipeshë, duke acaruar drejtuesit.

Belgu ka bërë pushime absolute, duke mos u kursyer në asnjë drejtim. Sipas mediave ndërkombëtare ai është i dashuruar me hamburgerat dhe ndaj ka arritur në këtë pikë. Për ta sjellë sa më shpejt në formë klubi i ka përcaktuar një plan specifik stërvitje, ndërsa do të jetë i monitoruar në çdo second.

Gjithsesi ky nuk është problemi i vetëm i Real Madrid, pasi klubi është goditur nga një epidemi dëmtimesh. Pas Asensio-s që pësoi një dëmtim të rëndë në ligamente ‘galaktikët’ duhet të bëjnë për një kohë të gjatë edhe pa portierin Thibaut Courtois. ‘Gardiani’ do të qëndrojë larg fushave për të paktën 1 muaj, ndërsa po për shkak dëmtimi edhe dy blerjet e tjera, Jovic dhe Mendy, nuk janë të disponueshëm.     

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gazetari zë ngushtë Belind Këlliçin: Pse nuk flisni më për kompaninë ‘Qefalia’? Keni marrë gjobën?

Gazetari zë ngushtë Belind Këlliçin: Pse nuk flisni më për kompaninë ‘Qefalia’? Keni marrë gjobën?