Futbollisti belg i Lilles, Eden Hazard për të dytin vit me radhë është shpallur lojtari më i mirë në Francë, sipas përzgjedhjes së lojtarëve dhe trajnerëve të ekipeve të Ligue 1.
Mesfushori i talentuar dhe protagonist me kombëtaren e Belgjikës, fitoi këtë cmim para largimit të mundshëm nga Lille, pasi një numër i madh i klubeve janë të interesuara për shërbimet e tij, sidomos në Premier League. "Destinacionin im i ardhshëm do të jetë Manchesteri, por nëse do të shkoj tek United apo City, ju do ta kuptoni këtë së shpejti", zbuloi 21-vjeçari Hazard.
Më shumë vota për lojtarin e vitit, pas tij morën Olivier Giroud dhe Junes Belhanda të Montpellier dhe Nene nga Paris Saint Germain. Ndërsa ekipi më i mirë i Ligue 1 është ky: Loris (Lyon), Debussy (Lil), N'Kulu (Marseille), Ilton (Montpellier), Bedimo (Montpellier), Mavuba (Lille), Capua (Toulouse), Hazard (Lille ), Belhanda (Montpellier), Nene (Paris Saint-Germain) dhe Giro (Montpellier).
(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com