TIRANE- Juristi i njohur Sokol Hazizaj, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” flet për reformën në drejtësi dhe mazhorancën.
Reforma në drejtësi, sa e mundur është ristrukturimi i gjykatave dhe Prokurorisë dhe permes shkrirjes se hallkave të tepërta...?
Në gjithë këto vite, dhe për shkak të ndryshimit të maxhorancave politike, çdo njëra prej tyre ka patur në fokus veç të tjerave, ndër më kryesoret reformën në drejtësi. Janë shprehur e shprehen bazuar mbi vullnetin e krijimit të drejtësisë efektive e të shpejtë në vendimarrjen e saj. Por kam përshtypjen se secila prej tyre nuk e ka marrë seriozisht, ose rrugës ka ngatërruar ose ndryshuar konceptin e të drejtës me drejtësinë që, sa janë të afërta dhe të ndryshme gjithashtu. Sot konstatohet me lehtësi një ndasi gati themelore mes konceptit që ka e kërkon qeverisja e re e vendit mbi drejtësinë, e ajo çka shpreh e pasqyron veprimtaria e KLD.
Dy institucionet, duket qartazi se po ecin në dimensione të ndryshme. Thjeshtazi mund të theksoj se ndërsa pozita politike po i hyn rrugës së ndarjes territoriale e administrative të re të vendit, nga ana tjetër KLD është duke ecur me hapa gjigandë në plotësimin e vendeve vakant që krijohen për pasojë të krijimit të gjykatave të reja ose plotësimit të tyre për shkaqe të tjera. Mendoj se gabimi i derisotëm i qeverisjes së deritanishme qëndron në faktin se shpeshherë hedh ide po s’tregohet racionale për të përcaktuar se kur dhe si do të aplikohen këto ide në vendimarrje ose do formatohen si ligje të detyrueshme për t’u aplikuar, me qëllimin e sigurimit të mosnxitimit të institucioneve të tjera kushtetuese në vendimarrje.
Që do të thotë...?
Bazuar në ndarjen e re administrative kam bindjen se dhe numri i gjykatave do reduktohet, si dhe numri i gjyqtarëve gjithashtu. Theksoj kundërshtinë institucionale të sipërpërmendur jo si fakt të ri, por si një ngjasi të trashëguar nga e kaluara e afërt, mjafton të përmendësh paqartësinë e vënë re sa i përket sistemit të drejtësisë në lidhje me ekzistencën e Gjykatave të Krimeve të Rënda, ekzistenca e të cilave në fundin e sesionit plenar të kaluar ishte në pikpyetje të madhe për vazhdimin e tyre, por u ruajtën vetëm për shkak e nga përfshirja në kompentencë të tyre të një seri veprash të tjera penale, që duket se u sajuan ose u ndryshuan qëllimisht nga njëra gjykatë në tjetrën. Por, në mënyrë të përmbledhur në përgjigje të pyetjes unë si dhe më parë qëndroj në palën e ideuesve të reformimit gjeografik dhe ligjor të drejtësisë, ose dhënies së drejtësisë, duke e parë atë njëherë e përgjithmonë si standard të vlerësimit mbi dhënien e të drejtës, dhe jo si e drejtë, kjo është një arsye më tepër që kërkon reformim mental dhe organizativ.
Mendoni se do të ishte efikase shkrirja e Gjykatës Kushtetuese me Gjykatën e Lartë për krjimin e një Gjykate Supreme?
Ekziston ideja që korrekton në hapësirë e formalisht ekzistencën e dy gjykatave, që janë në strukturë konstitucionale në pozicione të ndryshme. Në këtë vështrim duhen parë me urtësi e qetësi tre dimensione: 1.Ekzistenca e Gjykatës Kushtetuese në vështrimin historik lidhet me pjekurinë ose jo të veprimtarisë ligjore dhe kushtetuese të institucioneve kushtetuese të një vendi. Pra ajo është krijuar për të qenë një garante më tepër e respektit ndaj të drejtave të parashikuara në Kushtetutë. Me këtë dua të theksoj se suprimimi apo shkrirja e të dy gjykatave s’ka të bëjë shumë me përgjigjen nëse ekziston mundësia apo jo, por ka të bëjë me përgjigjen e pyetjes se, a është pjekur demokracia e respektit të të drejtave themelore humane në një vend, veçanërishtë si ky yni.
2.Nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që ligjbërësi duhet të impenjohet drejtë se cili do jetë modeli më i mirë në realizim të kryerjes së detyrave që ka ende Gjykata Kushtetuese. 3.Dhe së fundmi suprimimi organizativ dhe funksional i tyre jo vetëm që duhet të jetë i menduar mirë në hapësirë dhe kohë, por kërkon ndërhyrje të thella në sistemin kushtetues dhe ligjor gjithashtu, arsye që nisur nga standarti i ligjëbërësit dhe qeverisjes sotme e rrezikon seriozisht sistemin e të drejtës dhe drejtësisë. Në vlerësim të përgjigjes së së këtyre dimensioneve varet dhe mundësia për të suprimuar këto dy gjykata.
Eshtë vendosur për Byronë Kombëtare të Hetimit. Komenti juaj..?
Ndonëse krijimi i saj është vetëm një ide pa draft ligjor, pra vetëm fjalë, kam përshtypjen se ideja mbi krijimin e këtij organi ka ndryshuar nga koha para fushatës zgjedhore në atë që po shfaqet sot. Pra ka ndryshime thelbësore. Ashtu siç rëndom po citohet në ditët e fundit, mendoj se krijimi i këtij institucioni nuk do jetë gjë tjetër përveçse një organ që do konkurojë organe të tjera të krijuara dhe konsoliduara tashmë. Do ishte më e udhës që për ide të tilla të sqaroheshin më mirë me veten inisiatorët e tyre, se ku dëshirojnë të arrijnë. Suprimimi apo ngritja e organeve të reja, përmbajtja dhe qëllimi i të cilave është parashikuar ligjërisht në veprimtarinë e institucioneve dhe organeve të tjera do të ishte fatale për demokracinë ligjore dhe funksionale të vendit tonë.
Theksoj se për të gjitha ato çfarë kërkon të realizojë ekzekutivi i sotëm janë të parashikuara në ligje, mjafton që të ekzistojë vullneti për të zbatuar. Dhe nëse kërkohet rritja e zhdërvjelltësisë së organeve apo institucioneve mjafton që në kushtet kur ke një maxhorancë të tillë të cilësuar parlamentare të vendosësh për ta përmirësuar një proces, çdo gjë është e realizuar. Ndërhyrjet esenciale në veprimtarinë institucionale të organeve të konsoliduara tashmë duhet të jenë më të menduara dhe më të pjekura më të gjithë aktorët socialë.
Ndëshkimi i zyrtarëve abuzues është kusht i BE. Duhet të kapen “peshqit” e mëdhenj, dhe dëmi i shkaktuar të kthehet prej tyre?
Ndëshkimi i fajtorit është guri i themelit të ndërtimit të drejtësisë penale e ngritjes së barazisë qytetare. Te ne flitet shumë për këtë fenomen, ndërtohen shumë strategji, formalizohen shumë komisione apo task forca, por e vërteta është dhe duhet të jetë më e thjeshtë e shumë ndryshe. Ju bëj me dije se ndëshkimi i zyrtarëve të korruptuar s’kërkon as task forcë, as krijimin e ndonjë institucioni të ri, as.. as.. as.. Mjafton të abrogosh nenin 73 e vijues të Kushtetutës, që lidhen me imunitetin dhe veçanërishtë të heqësh nenin 75/b/2 të Kodit të Procedurës Penale që ka të bëjë me juridiksionin fillestar. Kjo është çështje vullneti, e s;ka të bëjë me ndërhyrje në zemër të sistemit të drejtësisë.
Përplasja
“Ndërsa pozita politike po i hyn rrugës së ndarjes territoriale e administrative të re të vendit, nga ana tjetër KLD është duke ecur me hapa gjigandë në plotësimin e vendeve vakant që krijohen për pasojë të krijimit të gjykatave të reja ose plotësimit të tyre për shkaqe të tjera”.
Shkrimi u publikua sot (1.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com