“Ne do bëjmë gjithçka për të shfrytëzuar çdo burim të mundshëm ujor për shndërrimin në energjinë elektrike.”- tha Berisha.
Ai informoi për dhënien me koncesion të 5 hidrocentraleve të cilat bëhen gjithsej 330 HEC më për të cilët janë firmosur kontrata, kanë filluar ndërtimet.
Duke i konsideruar si sipërmarrje të fuqishme jo vetëm për furnizimin me energji të vendit por dhe punësimi, Berisha akuzoi opozitën se po kërkon të largojë investitorët duke përdorur kërcënimet dhe " deklaratat ziliqare e keqdashëse", por këta të fundit i injorojnë.
“Absurditeti i tyre nuk është marrë në konsideratë nga investitorët e huaj që janë të ndjeshëm, por jo ndaj marrëvize. Dalin cdo tre ditë dhe i thonë se do prishim marrëveshjen kur të vijnë në pushtet. Kush është ai që mund të votojë atë që thotë do kthejmë kohën mbrapa dhe do privojnë shqiptaret nga pasurit ë tyre ndërsa pushimet vetë i kalojnë në kroçera. Janë bërë dhe virtual tani, rroftë ciu-ciu?”- tha Berisha.
Ai shtoi se “shqiptarët do të kenë mundësi të marrin energji me cmimin më të leverdishëm nga cdo vend tjetër, pasi energjia ujore është me koston më të ulët që egizston”.
Ministria e Ekonomisë që nga viti 2007 me miratimin e ligjit të ri “për koncensionet”, nga 443 HEC-e të projektuar për ndërtim në të gjithë vendin, ka firmosur deri tani 331 kontrata koncensionare me biznesin vendas dhe të huaj, që janë në proces e sipër. Vlera e investimit për to arrin në mbi 2 miliardë euro, me kapacitet prodhues të energjisë në një total 1400 MW, që përbëjnë 20% më shumë të energjisë së prodhuar. Ndërtimi ka përfunduar në 72 HEC-e me kapacitet prodhues 125 MW, ndersa në shtator pritet të hyjë në prodhim HEC-i i ri i Ashtës, me teknologji moderne, një risi për numrin e madh të turbinave.
LEKSIONET NE UNIVERSITETE NE GJUHEN ANGLEZE
Duke u ndalur në arsimin privat kryeministri deklaroi se qeveria do të vazhdojë ti nxisë, “si iniciativa të mira” por njëkohësisht “të forcojë kontrollin rigoroz”. Ai përshëndeti dy universitete private në Shqipëri të cilat leksionet i mbajnë në gjuhën angleze dhe ftoi universitetet e tjera shtetërore dhe private të ndjekin këtë shembull.
RAMA KERKO TE FALUR PER SHESHIN
Qeveria mori sot vendimin për shpronësimin e trojeve ku kalon Unaza e Madhe e Tiranës. Sipas kryeministrit Sali Berisha ,qeveria do e financojë ndërtimin e unazës së madhe të Tiranës, që problemi i trafikut të zgjidhet dhe këtu ai akuzoi kreun e opozitës, i cili sipas tij "nuk i kërkoi falje shqiptarëve për bllokimin prej dy vjetësh të sheshit kryesor të kryeqytetit"."Qeveria do e financojë ndërtimin e unazës së madhe të Tiranës, që problemi i trafikut të zgjidhet. Si veproi zotëria (Edi Rama) me sheshin, nuk i kërkoi falje shqiptarëve për bllokimin. Ke bërë gabim, kërko të falur. E bllokove dy vjet sheshin kryesor dhe qytetarët hoqën të zitë e ullirit në trafik. Sot sheshi ka marrë dimensionin njerëzor", tha kreu i qeverisë
(sg/shqiptarja.com)