Kompania KESH dhe OSHEE kanë aplikuar në Entin Rregullator të Energjisë për një riformatim të kostove, për shkak se tashmë energjia që prodhohet nga privatwt me koncesion nuk do të blihet më nga KESH si deri më tani, por OSHEE.
Vendimi për këtë transferim është marrë pak ditë më parë nga Enti Rregullator. Vitin që shkoi energjia e prodhuar nga HEC-et e vogla kishte një vlerë tregu rreth 60 milionë euro dhe tani do t’i shitet direkt Operatorit të Shpërndarjes, duke anashkaluar kostot që krijon procesi i shitjes fillimisht të KESH, pastaj të OSHE dhe më pas te konsumatorët finalë.
Kontrata do të jetë në fuqi për një periudhw 15-vjeçare.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com