Hedhja e sendeve në fushë, UEFA
heton Shqipërinë dhe Rumaninë

Hedhja e sendeve në fushë, UEFA<br />heton Shqipërinë dhe Rumaninë
Ndeshja Rumani- Shqipëri nuk ka shkuar dhe aq mirë dje për të dyja skuadrat. 
UEFA ka nisur një procedim disiplinor ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit dhe asaj rumune për hedhje të sendeve në fushë në ndeshjen e djeshme të luajtur në ‘Stade de Lyon’.

 Gjatë sfidës së fundit të fazës së grupit A, tifozeritë e dy skuadrave kanë hedhur flakadanë po edhe sende të tjera në fushë, për këtë arsye UEFA ka nisur hetimet. Gjithashtu FSHF  akuzohet edhe për  zbritjen e tifozëve në fushën e blertë. 

Por më herët UEFA nis hetimet për ndeshjen Shqipëri-Zvicër. Shkak për këtë është bërë banderola mbi të cilën shkruhej ‘Greqia është fajtore. Kujtoni gjenocidin në Çamëri, 100.000 viktima shqiptare’ 

Në njoftimin e UEFA-s thuhet se kjo çështje do të shqyrtohet nga Komisioni i Disiplinës më 21 korrik.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë