Modelja Gjermane Heidi Klum do të jetë pjesë e spektaklit “America’s Got Talent”, në pozicionin e një prej anëtareve të jurisë.

Sipas mediave të huaja bukuroshja gjermane ka nënshkruar marrëveshjen për të qenë pjesë e këtij formati.

heidi klum

39 vjeçarja Klum do të jetë përkrah tre anëtarëve të tjerë të njohur të ekranit, Howard Stern, Howie Mandel, dhe Melanie B e njohur si Mel B.

Heidi Klum është mamaja e katër fëmijëve me ish partnerin e saj Seal.

heidi klum

Thuhet se ajo ka mbërritur në New Orleans, ku të dielën është xhiruar audicioni i parë për spektaklin që fillon të hënën.

heidi klum

Së fundi modelja është përfolur për paraqitjen e saj në festën e bërë nga këngëtari Elton John gjatë ndarjes së çmimeve “Oscar”, ku ajo e veshur me një fustan elegant në ngjyrë ari u duk më seksi se kurrë.

(b.t/shqiptarja.com)