Heineken sjell Marco Materazzi-n në Tiranë: Shqiptarët, mikpritës dhe të dashur

Heineken sponsori zyrtar i UEFA Champions League, në vijim të fushatës “Share Unmissable Moments” solli me një event special në Tiranë futbollistin e famshëm Marco Materazzi. Eventi që zgjati për më shumë se 4 orë, mblodhi në një takim miq të zgjedhur të ekranit, si edhe gazetarë.

Nën shoqërinë e birrës Heiniken, të ftuarit patën mundësinë të argëtoheshin, me të gjithë surprizat e rezervuar nga organizatorët. Marco Materazzi, ish kampion bote me skuadrën e Italisë, dhe fitues i UEFA Champions League në vitin 2010 me Interin, në fjalën e tij shprehu kënaqësinë e të qenit prezent në këtë event si edhe i cilësoi shqiptarët si një popull të dashur dhe xhentil.

"Më vjen mirë që gjithçka është përmirësuar. Keni qenë në ndërtim dhe tani cdo gjë është e bukur dhe më pëlqen. Jeni gjithmonë një popull, mikpritës, i dashur dhe i edukuar, gjë që është shumë e rëndësishme për mua" tha ai.

Menjëherë pas fjalës së tij Materazzi dha autografet e tij nën logon e Heineken, ku interesi i të pranishmëve ishte i lartë. Pas performancave artistike mes kërcimit dhe flakëve, Materazzi përzgjodhi disa nga fituesit e shorteut të Heineken. Fituesit do të kenë mundësinë të ndjekin live një ndeshje gjysmë finale të UEFA Champions League

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU