Hekurudha Shkup – Tiranë përfundon në fund të 2016-ës
SHKUP, 3 Janar/ATSH/- Gjatë vitit 2014, është përgatitur gjysma e trasesë ku duhet ndërtuar autostrada e re Shkup-Shtip dhe çereku i trasesë për autostradën Kërçovë-Ohër. Shpjeguar në kilometra, traseja drejtë Ohrit është bërë gati në gjatësi prej rreth 14 km nga gjithsej 57 km, ndërsa ajo drejt Shtipit është depërtuar për 23.5 km nga gjithsej […]
SHKUP - Gjatë vitit 2014, është përgatitur gjysma e trasesë ku duhet ndërtuar autostrada e re Shkup-Shtip dhe çereku i trasesë për autostradën Kërçovë-Ohër.
Shpjeguar në kilometra, traseja drejtë Ohrit është bërë gati në gjatësi prej rreth 14 km nga gjithsej 57 km, ndërsa ajo drejt Shtipit është depërtuar për 23.5 km nga gjithsej 47 km.
Sipas KosovaPress, për ndërtimin e këtyre dy akseve janë parashikuar 580 milionë euro ose ndaras, 374 milionë euro për autostradën drejtë Ohrit, ndërsa për autostradën drejtë Shtipit 206 milionë euro.
Ministri i Transportit, Mile Janakievski paralajmëroi se gjatë tremujorit të parë të këtij viti do të shpallin konkurs për koncesioner edhe për autostradën Gostivar-Kërçovë.
"Sa i përket ndërtimit të hekurudhës drejtë Shqipërisë në gjatësi prej 63 km, është nënshkruar kontratë në muajin tetor të vitit të kaluar për projektimin e kësaj linje. Investimi kap shifrën prej 7.7 milionë euro dhe pritet që projekti të përfundojë kah fundi i vitit 2016", tha ai.
Janakievski në llogaridhënien vjetore informoi se dy ditë para fillimit të vitit 2015, kompania ajrore me buxhet të ulët, Vizer do të merr subvencione për vendosjen e pesë linjave të reja ajrore nga aeroporti i Shkupit dhe një nga ai i Ohrit.
"U ofruan linja të reja nga Shkupi drejtë pesë qendrave evropiane dhe plus ofruan fluturim të drejtpërdrejtë nga Ohri për në Bazel. Në ditën e nënshkrimit të kontratës do t'u informojmë për të gjitha detajet. Pres diku ka 15 janari të nënshkruhet kontrata", tha ai.
Detajet për marrëveshjen me Vizer do të dihen pas dy javësh, pasi të kalojë afati i ankimimit të vendimit të ministrisë.
Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve paralajmëruan se mes tjerash, këtë vit do të vazhdojë edhe gazifikimi i shtetit dhe ndërtimi i më shumë linjave hekurudhore./kosovapress/ /ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.6%
-
Jo
38.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 2340
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret në Los Anxhelos, bilanci i viktimave shkon në 25! Është djegur 37 mijë hektarë tokë
14 Janar, 12:29
-
16 muaj luftë në Gaza/ Associated Press: Hamasi i thotë Po marrëveshjes me Izraelin! Shkëmbim të burgosurish: 250 palestinezë për 5 ushtare izraelite
14 Janar, 12:29
-
Si paraqitet situata në vend pas përmirësimit të motit! Ja cilat rrugë vijojnë të jenë ende të bllokuara
14 Janar, 12:05
-
30 vite së bashku, Pep Guardiola divorcohet nga Cristina Serra
14 Janar, 12:04
-
Mish me nenexhik nga zonja Albana
14 Janar, 12:01
-
Reçel karrote nga zonja Albana
14 Janar, 11:57
-
Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli 2 orë dëshmi në SPAK, pyetet për tenderat e rrugëve kur ishte drejtor Evis Berberi
14 Janar, 11:47
-
Dy ditë e bllokuar nga bora, hapet 'Rruga e Arbrit'! Mjetet duhet të lëvizin me goma dimërore ose zinxhirë
14 Janar, 11:43
-
Reshjet e dëborës në qytetin e Korçës, ndeshja Skënderbeu-Vora ndryshon stadium
14 Janar, 11:42
-
Patëllxhanë me salcë të kuqe nga zonja Albana
14 Janar, 11:41
-
Shkodër/ Plagoset me thikë këngëtari Ademir Fresku, arrestohet si i dyshuar pronari i dyqanit të fruta-perimeve! Shkak hedhja e plehrave
14 Janar, 11:28
-
Atentati në Vlorë ku u vra Kristian Marku, shoqërohet Saimir dhe Martin Reçi! Në mars 2023 viktima qëlloi makinën e blinduar të njërit prej tyre
14 Janar, 11:11