Komisioni i Ligjeve i dha sot dritën jeshile marrëveshjes së huasë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit.
Projektligji për marrjen e kredisë prej 98 milionë e 750 mijë euro nga BERZH u miratua me 13 vota pro.
Veç transportit të pasagjerëve dhe mallrave, vepra infrastrukturore që lidh Shqipërinë me Malin e Zi do të jetë e ndërtuar me ato standard që mund të përdoret dhe për qëllime ushtarake.
"Siguria do të jetë në nivelin e BE-së. Janë financuesit që nuk do të toleronin asnjë standard të ulët për këtë element. Duke e bashkëreduar në lidhje me standardet e pjesën e transportit po të duhet dhe për qëllime ushtarake. E ritheksojmë të gjithë insfrastruktura është në nivele europiane dhe do të duhet të jenë të standardeve që i shërbejnë dhe qëllimeve ushtarake. Përvec qëllimeve civile që sapo biseduam do i shërbejnë qëllimeve më madhore, që ka të bëjë me sigurinë e rajonit”, tha Enkeleja Muçaj, zëvendësministre e infrastrukturës dhe Energjisë.
Projekti parashikon që hekurudha e re të jetë e elektrifikuar ndërsa shpejtësia e lëvizjes së trenave do të jetë deri në 120 kilometra në orë dhe koha e udhëtimit nga Vora-Han i Hotit do të zgjasë 2 orë.
Rehabilitimi do të nisë brenda këtij viti do të përfundojë në vitin 2030.
Kostoja totale e këtij projekti është 373 milionë euro, një pjesë e së cilës do të mbulohet edhe nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga BERZH, BE përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe Banka Evropiane e Investimeve.
Projekti parashikon dhe ndërtimin e një tuneli prej 320 metra, 12 ura të reja dhe pritet të ketë një fluks udhëtarësh që shkon deri 2.3 mln në vit dhe volum mallrash 900 mijë ton në vit.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.3%
-
Pak
9.8%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 153
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhurata Çupi kundërshton te 'Ligjet' shtesat në projektligjin për letërnjoftimet digjitale: Përpjekje për t'i bërë favorin e radhës kompanisë qeveritare! Të votohet pas zgjedhjeve
23 Janar, 12:35
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor 2024, 11:38
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor 2024, 14:42
-
Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit
26 Nëntor 2024, 16:36
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
26 Nëntor 2024, 07:06
-
‘Tendera korruptiv në Bashkinë Tropojë’, Bardhi tek Komisioni i Ligjeve: SPAK të veprojë, Këshilli i Ministrave të shkarkojë Rexh Byberin
15 Nëntor 2024, 12:45
-
Debate te Komisioni i Ligjeve/ 'Dosja I.M.', Bardhi: Na tronditët Nikollën, Balla lidhi kokën me shami, çfarë u bë me të? U keqpërdorët! Sula: Na dilte i paverifikuar, s'merremi me politikë
12 Nëntor 2024, 12:01
-
Ligjet/ Bardhi akuza Prokurorit të Përgjithshëm: Olsian Çela s’ka kapur as standardin e Arta Markut! S’kemi marrë asnjë përgjigje për individët me rekorde kriminale
8 Nëntor 2024, 14:00
-
Ligjet/ SPAK 2.17 miliardë lekë më 2025, Shehu: Kemi kërkuar shtesë për personel dhe ndërtimin e godinës së re, buxheti 111 mln lekë më pak nga nevojat
8 Nëntor 2024, 13:36
-
Komisioneri për informim kërkon mandatin e tretë! Dëgjesa e Dervishit në komision ndez debatin, përfshihet 'qytetari dixhital'
17 Shtator 2024, 17:28
-
3 vite punë e detyruar për mjekët e rinj, debate në komisione! Opozita për tarifën e studimit: Mashtruat, 3-fish më të larta! PS: Kushtetuesja s’e rrëzoi ligjin, kërkoi rregullime
16 Shtator 2024, 16:46
-
Bardhi propozon nismën te ‘Ligjet’: Jo pensione nën 300 euro
10 Shtator 2024, 16:08
Dhe nder te parat obj. qe do te bombardohen ne rast lufte,thjesht sepse dicka qe duhet te ishte sekret shteteror u be publike nga zv/ministrushja ,zonjeza Mucaj!!
Përgjigju