Helidon Gjergji ekspozon veprën
 në bunkerin atomik të Bosnjes

Helidon Gjergji ekspozon veprën<br /> në bunkerin atomik të Bosnjes
TIRANE- Artisti shqiptar, Helidon Gjergji, do të jetë pjesëmarrës në edicionin e tretë të Bienales së Artit Bashkëkohor D-0 ARK Underground në Konjic, Bosnje-Hercegovinë. Gjergji njofton për gazetën se ka paraqitur një performancë të veçantë në videoinstalacion që titullohet “Tango down”. Kuratorë të bienalaes janë Margarethe Makovec & Anton Lederer dhe artistja shqiptare Adela Demetja. Çelja e bienales do të bëhet të premten më 24 priil 2015, në orën 11:00.

Helidon Gjergji me banim në Nju Jork është një emër i njohur në botën e artit ndërkombëtar. Veprat e karrierës së tij përfshijnë piktura, grafika, video arti, si dhe instalacione të shumta artistike nëpër galeri arti apo në mjedise publike. Krijimet e artistit janë ekspozuar në shtete të ndryshme si në Suedi, Gjermani, Shqipëri, Francë, SHBA dhe Itali, ku ai ka marrë pjesë dhe në Bienalen e Venecias. Helidon Gjergji është edhe lektor në Universitetin New School të Nju Jorkut. 

Vendi ku do të zhivillohet projekti i bienales së Artit Bashkëkohor, D-0 ARK Underground, në Konjic, është një tregues simbolik i Luftës së Ftohtë; me armët bërthamore dhe “pasojat e terrorit”. Pa këto nuk do të ekzistonte një bunker i këtyre përmasave dhe në këtë formë.

Tre vjet më parë, nismëtarët e projektit të Bienales të Artit Bashkëkohor e kanë zgjedhur këtë pikë të veçantë për fillimin e një aktiviteti ndërkombëtar, pasi kanë bërë për një kohë të gjatë hulumtime rreth temës së përgjithshme të Luftës së Ftohtë. Dy edicionet e para të Bienales, në 2011 dhe 2013, kanë trajtuar aspektet e Luftës së Ftohtë, ku kanë zgjuar interesin për njohjen e bunkerit, si një strukturë ushtarake dhe njësi komanduese për gjendjen e emergjencës, si një mbrojtje ndaj “apokalipsit” që askush nuk shpresonte se do të ndodhte ndonjëherë.

Një histori e ngjashme kjo edhe me bunkerin antibërthamor në Tiranë, objektin 0774, që u çel vitin e kaluar për herë të parë në Tiranë me projektin Bunk Art. Kjo ekspozitë pati flukse të jashtëzakonshme vizitorësh për një muaj rresht...   

Ndwrsa koncepti kuratorial për edicionin e 3-të të Bienales së Artit Bashkëkohor, D-0 ARK Underground është përsëri periudha e Luftës së Ftohtë (1947-1989). Por kjo vetëm si pikënisje, sepse fokusi drejtohet në lëvizjet alternative sociale, politike dhe ekologjike që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe dhe kanë pasur ndikime të zgjasin deri në ditët e sotme.

Ajo çfarë edicioni i tretë hulumton është ndërtimi i historisë; çdo sistem politik, çdo ideologji, dhe në fund të fundit çdo brez ka për qëllim të rilexojë dhe rinterpretojnë ngjarjet historike e të riformulojë dhe / ose ndryshojë tregimin historik.


Artistët pjesëmarrës në D-0 ARK Underground 3
Leone Contini (Firence)
Dante Buu (Rozhaja / Sarajevo),
Efikasitet dhe Amir (Bruksel)
Helidon Gjergji (Tiranë / Neë York)
G.R.A.M. (Graz),
Tue Greenfort (Berlin)
Ëiebke Grösch / Frank Metzger (Frankfurt / Main),
Flaka Haliti (Mynih)
Marlene Hausegger (Vjenë)
Dritan Hyska (Tiranë)
Adela Jusiç (Sarajevë)
Johanna Kirsch (Vjenë)
Elvedin Klačar (Vienna / Sarajevo)
Damian Le Bas (Worthing, Sussex)
DELAINE Le Bas (Worthing, Sussex)
Ralo Mayer (Vjenë) dhe Oliver Gemballa (Hamburg)
Anna Mçarthy (Mynih)
Damir Očko (Zagreb)
Nikolay Oleynikov (St.Petersburg)
Alketa Ramaj (Tiranë)
Vahida Ramujkić (Beograd)
Selma Selman (Bihac)
Mladen Stilinović (Zagreb)
Sylvia Winkler / Stephan Köperl (Stuttgart)

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023