Helidon Gjergji prezanton ‘E-mages’ 
në Galerinë Kombëtare në Tiranë

Helidon Gjergji prezanton ‘E-mages’ <br />në Galerinë Kombëtare në Tiranë
TIRANE- Piktori Helidon Gjergji vjen nga Nju Jorku në Tiranë për të përuruar ekspozitën personale “E-Mages”, që do të hapet ne Galerinë Kombëtare ditën e enjte më 31 Korrik, 2014, ora 19:00. Galeria Kombëtare e Arteve është nga të paktat institucione që nuk do të ketë pushime gjatë stinës së Verës.

Kështu ka deklaruar edhe drejtori i këtij institucioni, Artan Shabani. Nga Galeria Kombëtare e Arteve na e konfirmojnë më së miri këtë, ku ndërkohë na njoftojnë se pas ekspozitës “Symbolon” të piktorit të njohur Gazmend Leka, radha i vjen një ekspozite të re, e cila hapet me vepra të artistit shqiptar Helidon Gjergji. Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga 31 korriku deri më datën 24 Gusht, 2014. Helidon Gjergji është artist bashkëkohor shqiptar i lindur në Tiranë, me banim në Nju Jork në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I diplomuar në Universitetin e Arteve, Tiranë dhe më pas në Akademinë e Arteve në Napoli,Itali, artisti Gjergji është kualifikuar me tej në MFA në Northwestern University, Chicago.

Ai është vlerësuar në Bienalen e Venecias 52; në disa konkurse ndërkombëtare, ku kritika e ka vlerësuar gjerësisht artin e tij si aplikues të disa teknikave dhe formave artistike postmoderne që nisin që nga instilacioni, ku bëhet fjalë për veprat e artit në projektin e fasadave nga Bashkia e kryeqytetit. Helidon Gjergji njihet gjithashtu për performancat, videoartin apo lojën me dritën në fotografi. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Korrik 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij