TIRANE- Galeria Kombëtare e Arteve ka çelur ekspozitën "e-mages" të artistit të njohur Helidon Gjergji. Kjo është ekspozita e parë personale e artistit në këtë institucion. Video “e-mages” (2009) konsiston sipas artistit Gjergji në një “video-projeksion imazhesh të sjella nga Ketevan Geladze, nëna e Stalinit, “e cila” ka përzgjedhur disa fotografi prej albumeve të saja të familjes (me një sensibilitet të përshtatshëm për rrjetet sociale) dhe i ka ndërthurur në mënyrë elegante duke i shoqëruar edhe me një vals nga Shostakovitch (të orkestruar nga Andrea Rieu).
” Kjo video, e ideuar sipas artistit Gjergji si “një matrioshka (kukull) ruse hiper–reale”, projektohet fillimisht mbi një pasqyrë të thyer e më pas pasqyrohet e copëzuar në mur. Ekspozita përmban edhe 2 video të tjera: “Pixture TV” (2003) dhe “Danubi Blu” (2007).
Helidon Gjergji ka lindur më 1970 dhe është diplomuar në Akademinë e Arteve, Tiranë, në vitin 1994, në Akademinë e Arteve të Bukura të Napolit në vitin 1996, dhe ka një Master për Artet Pamore nga Universiteti Northwestern në Çikago, SHBA. Nga viti 2004 jeton dhe punon në Nju Jork.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Gusht 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com