“Qëndroni në shtëpi, sepse secili prej jush është i vyer”. Ky është mesazhi që jep Helidon Haliti në një video për Report TV, duke qëndruar pranë njërës prej veprave të krijuara në ditët e karantinimit, që është autoportreti i tij me maskë. Piktori i njohur rrëfen edhe sesi ndikon në art izolimi i artistëve nga natyra dhe njerëzit. Ndërsa dhe piktorë të tjerë kanë shprehur krijimtarinë e tyre gjatë karantinës.
“Unë ndërkohë duhet të isha në lëndina apo në det për të bërë akuarele”, thotë Haliti, por ai rrëfen se artistët e sfidojmë më lehtë karantinimin, duke bërë punë më eficente. Ndërkohë piktori i njohur beson se gjatë kësaj periudhe, jo vetëm ai, por edhe kolegët e tjerë prodhojnë art të madh. Vetë Haliti e konsideron si një kohë reflektimi dhe dialogimi me artin e tij të krijuar në periudha të ndryshme.