Helikopteri civil i kompanisë Shega Trans, që është ngatërruar qëllimisht me helikopterin ushtarak të rrëzuar dje në Liqenin e Shkodrës, nuk transportonte asnjë mermer të çmuar për vila vipash në Vermosh, por lapidarian përkujtimor të një ish-koloneli zogist. Historia zbardhet plotësisht nga Report TV.
Sipas kullës së kontrollit helikopteri privat ishte i autorizuar rregullisht prej saj dje të kryente fluturime në veri të Shqipërisë nga ora 8.30 deri në 16.30. Orari i fluturimeve është e vetmja pikë e përbashkët me tragjedinë e helikopterit ushtarak.
Kompania private po transportonte këtë lapidar si ndihmë ndaj një punonjësi të firmës me lidhje familjare me Kolë Përpepajn. Për ngritjen e lapidarit kishin mbërritur ditët e shkuara nga Shtetet e Bashkuara dhe të tjerë familjarë për nderuar paraardhësin e tyre në fshatin e tij të lindjes Curraj i Epërm afër Tropojës.
Lapidari është ngarkuar në Dobraç të Shkodrës, afër doganës së qytetit (ku u xhirua dhe video bllof e përdorur pastaj nga Berisha dhe mediat shërbyese të tij)dhe u transferua nga helikopteri privat në Dobraç. Një procedurë normale që u përpoq të servirej si një skandal politik.

Reagimi i kompanisë "Shega Trans"
Kompania “Shega Trans” sha, duke u nisur nga disa lajme të publikuara në mediat onlinë lidhur me aksidentin e ndodhur dje ne një helicopter të FA-ve në liqenin e Shkodres ,ndjen detyrimin moral të bëjë këtë komunikim per të sqaruar mediat dhe opinionin publik.
Kompania jonë gjate ditës së djeshme ka kryer 2 fluturime ajrore në veri te shqiperisë, konkretisht nga vendi i quajtur “Shtoj, Malesi e madhe per ne Curraj i Eperm , Tropoje
Keto dy fluturime janë kryer per te permbushur amanetin e nje qytetari Shqiptar të vdekur jashte kufijve te shqiperise per ndertimin e varrit te tij ne vendin e lindjes Curraj i eperm, Tropoje.
Per kete arsye kemi bere dy flurimime per te transportuar pllakat e mermerit dhe materialet e nevojshme per ndertimin e varrit.
Kompania Shega Trans gjen rastin të shprehe ngushellimet më të sinqerta familjareve, të cilët humbën të dashurit e tyre në këtë aksident tragjik, Forcave të Armatosura të cilat humbën njerëzit e tyre të shtenjte, si edhe mbarë shoqërisë civile per kete humbje të dy të rinjve të cilët po sterviteshin pikërisht per të shpëtuar jetë njerezish.
Kompania “SHEGA TRANS” sha
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com