TIRANE - Ministria e Brendshme ka nisur hetimet për përfshirjen e majorit të Forcave të Armatosura Sokol Feka, i cili humbi jetën sot pas rrëzimit të helikopterit me lëndë narkotike në Spanjë, të cilin vetë shqiptari e pilotonte.
Kjo është e ditur nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të Ministrit me homologun e tij kosovar Skënder Hyseni.
I pyetur nga gazetari i televizionit A1 Report Elkjer Bushkolaj, Ministri Tahiri tha se nuk mund të japë shumë detaje, por theksoi se me të marrë informacionet paraprake, Policia e Shtetit ka nisur menjëherë hetimet lidhur me zbardhjen e ngjarjes dhe të përfshirjes së majorit Feka në trafikun e lëndëve narkotike.
Sipas Tahirit, ngjarja e majorit Feka është një dëshmi e përhapjes ndërkufitare të krimit dhe trafikut, duke nënvizuar se duhet punuar në bashkëpunim me të gjitha vendet në mënyrë që të luftohet paligjshmëria.
“Ajo është një çështje në hetim policia shqiptare me të marrë informacione ka nisur hetimet paraprake. Është herët që të prisni prej meje të dhëna. Ccështjet për të cilat biseduam janë mjaftueshëm të rëndësishme për tu ndalur. Ky është rasti për të vlerësuar sa ndërkufitar është bota e krimit dhe sa bashkarisht duhet të punojmë.” theksoi në fjalën e tij Tahiri
Majori Sokol Feka, me detyrë instruktor fluturimi në bazën ajrore të Farkës, humbi jetën sot pas përplasjes me një shtyllë të helikopterit të cilin ai e pilotonte, pasi po ndiqej nga policia spanjolle për fluturim të paautorizuar. Në brendësi të helikopterit mësohet se janë zbuluar rreth 1 ton lëndë narkotike e llojit hashash.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO