Helikopteri rus rrëzohet në liqen, dyshohet për 8 viktima

Helikopteri rus rrëzohet në liqen, dyshohet për 8 viktima

Ekipi i emregjencave në vendngjarje

RUSI- Helikopteri 'MI-8' me 16 persona në bord është rrëzuar ditën e sotme në Liqenin Kuril në Gadishullin Kamchatka. Sipas raportimeve paraprake dyshohet për 8 viktima, ndërsa autoritetet kanë bërë të mundur gjetjen e 8 personave të tjerë që ishin në helikopter.

Helikopteri kishte në bord 13 turistë nga Moska dhe Shën Petersburg, ku mes tyre ishte edhe mes tyre 1 fëmijë. Ndërsa 3 persona të tjerë ishin pjesë të ekuipazhit. Helikopteri i përket kompanisë Vityaz-Aero dhe ishte nisur nga fshati Nikolayevka për një vizitë turistike në liqenin ku ndodhi edhe ngjarja tronditëse.

"Sipas informacioneve paraprake, avioni po udhëtonte nga fshati Nikolayevka drejt Liqenit Kuril dhe vullkanit Khodutka kur u rrëzua", tha ministria e emergjencave.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë zonë humb kontrollin një avion. Kujtojmë që me 6 korrik një avion rus 'A2-26' me 28 pasagjerë në bord u zhduk nga radarët në rajonin Kamchatka. Pas disa orësh kërkime, grupi i emergjencave arriti të gjente në vendngjarje vetëm mbetjet e avionit, teksa 28 personat humbën jetën.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja