Helmimi nga ushqimet, vendosini 
në frigorifer 20 minuta pas gatimit

Helmimi nga ushqimet, vendosini <br />në frigorifer 20 minuta pas gatimit
TIRANE- Ngrënia e ushqimeve disa orë pasi ato janë gatuar mund të sjellë dhe helmimin në këto temperatura të larta. Gjithashtu një tjetër shkak i helmimit është dhe konsumimi i ushqimeve të përgatitura apo të ngrira të skaduara. Shumë kompani në Shqipëri por dhe më gjerë, nuk janë të sakta me datën e skadencës ose i mashtrojnë konsumatorët. Një rast i tillë është zbuluar dhe disa muaj më parë në qytetin e Fierit, ku pijet dhe ushqimet e skaduara u ndryshohej data e skadencës.

Por cilat janë simptomat që tregojnë se jeni helmuar nga ushqimi dhe duhet të shkoni në spital? Shenja e parë është e vjella. Jo më shumë se pas 60 minutave, stomaku e ka të pamundur të pranojë një ushqim i cili është i skaduar apo ka baktere. Do të ndjeni dhe dhimbje në stomak apo shqetësime në kokë. Të gjitha këto raste tregojnë se keni ngrenë një ushqim i cili ka baktere. Në çdo rast nuk duhet ti besoni vetëm mënyrave tradicionale, por duhet të shkoni tek mjeku për të parë se sa është niveli i helmimit dhe nëse u është helmuar gjaku.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane