Helmohen pushuesit nga Kosova në Shëngjin, mjeku: S’besojmë se e kanë nga ushqimi, morën veten për nja 2-3 orë dhe ikën

 

Mjeku i Spitalit të Lezhës thotë se erdhën rreth 12 pushues nga Kosova që kishin shfaqur shqetësime.

Ai u shprehet se sipas analizave nuk dyshojnë të kenë pasur komplikacione nga ushqimi;

“Në spitalin e Lezhës në urgjencë, ditën e djeshme janë paraqitur 12 paciente që ishin pushues në një hotel në Shëngjin të cilët paraqitnin marrje mendsh. Spao janë paraqitur në përgjithësi u pa nëse kishte intoksikacion, në fakt natyrën nuk e themi dot. Dhe, pacientëve që u dukën pak më rëndë u morën analiza të përgjithshme dhe në përgjithësi u përmirësuan pas 2-3 orësh. Analizat ishin mirë dhe pasi u përmirësuan u larguan nga spitali i Lezhës. Nuk them dot nga erdhi, s’më shkonte shumë konstatimi se janë helmuar nga ushqimi.”- tha mjeku.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 12 pushues që janë ndjerë pa qejf kanë shkuar në spitalin e Lezhës ndërsa 8 të tjerë në Qendrën Verore.


Lajmi kryesor:

Helmohen 20 shqiptarë të Kosovës në Shëngjin, Ndreu: Janë 9! Po bëni qimen tra, standardet e ushqimit që ka Lezha si ka vend tjetër në Rajon


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku