Portieri i Vllaznisë Andrija Dragojevic është shtruar sot në mëngjes urgjentisht në spital pasi ka pësuar helmim nga ushqimi. Portieri malazez pasi ka marrë mjekimin e duhur në spitalin e Shkodrës është kthyer në shtëpi, por sipas informacioneve nga ana e klubit kuqeblu gjendja e tij ende nuk është e mirë.

Nuk dihet ende se a do të jetë në gjendje portieri titullar i Vllaznisë të udhëtojë, apo edhe të luajë, nesër në Vlorë në ndeshjen e rëndësishme që kanë shkodranët me Flamurtarin.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)