TIRANE - Eshtë përmirësuar shëndeti i 45 vjeçares nënë e 3 fëmijëve e cila tentoi të helmonte vajzën e saj 18 vjeçare, dhe më pas veten pasi kishte mësuar se vuante nga sëmundja e kancerit. Vajza e saj vuante nga sindroma Dawn.
Mjeku toksikolog Zini Sula në QSUT i tha gazetares tonë Gentiana Haxhiu se gjëndja e tyre shëndetësore është përmirësuar. “Kur erdhën në spital erdhën në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Mjekët kanë përdorur foksid alumini gjatë trajtimit mjekësor Gruaja është në repartin e toksikologjisë ndërsa vajza pritet të vijë.”- tha sot mjeku Sula.
NGJARJA MESNATEN E SE ENJTES (28 mars 2013)
Gjithçka ka ndodhur mesnatën e së enjtes. Agia dhe Fatjona banojnë në një shtëpi përdhese në Bathore, në periferi të kryeqytetit. Në hyrje të saj është vendosur një kryq dhe disa degë dafine, pasi sipas riteve katolike java para pashkëve njihet si java e Dafinës, apo e Larit, dhe kjo bimë simbolizon rilindjen e ripërtëritjen e Natyrës.
Por e premtja e kësaj jave, për pak sa nuk është kthyer në të premte të zezë për këtë familje. Fatmirësisht, nënë e bijë ia kanë dalë të mbijetojnë pas marrjes së ndihmës mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
RREFIMI I GJYSHERVE: SI I GJETEM TE SEMURE
Gjyshja e Fatjonës 18-vjeçare tregon se e ka gjetur të sëmurë vajzën dhe nënën e saj Agen, ndërsa shpreh habinë për gjendjen e tyre, që sipas saj mund të jetë helmim, edhe pse kjo i duket e pamundur pasi të gjithë kanë ngrënë të njëjtën darkë.
Dy gjyshërit e Fatjonës tregojnë se ajo ka lindur me sindromën Dawn, ndërsa nëna e saj nuk ka punuar kurrë, por është kujdesur gjithnjë për të bijën. Dy gjyshërit duke parë njëri-tjetrin thonë “se nuk dinë asgjë më shumë”.
Kamera e televizionit A1 REPORT dhe gazetari Arsen Rusta shkoi në banesën ku jetojnë nënë e bijë dhe familja e tyre, dhe bisedoi me gjyshërit e vajzës. Të tronditur nga ngjarja, ata treguan se e gjetën 18-vjeçaren në orën 01:00 të natës të sëmurë.
Nga biseda me ta kuptuam se të moshuarit nuk ishin në dijeni të faktit që nusja e tyre ishte me kancer. Ata shprehen se ajo merrte mjekime një herë në 3 muaj por nuk dinin më shumë. Gjyshja e 18-vjeçares së sëmurë me sindromën Dawn rrëfen se nusja e kishte mërzinë pikërisht prej Fatjonës.
Gjyshja tregon më tej për sëmundjen e vajzës. "Është e paralizuar, as nuk flet as nuk ka as pin me dorën e vet”.

Foto: Gjyshërit e vajzës dhe banesa ku jeton familja e tyre
Pritet që nëna 45-vjeçare të merret në pyetje nga policia për të dhënë versionin e saj të ngjarjes dhe arsyet e veprimit të rëndë ndaj vajzës së saj dhe vetes.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com