Hemodializa, Braçe: Kompania
transaksione të dyshimta/VD

Hemodializa, Braçe: Kompania<br />transaksione të dyshimta/VD<br /><br>
​Erion Braçe ngre pikëpyetje për koncesionin e Hemodializës. I ftuar në “45 minuta”, Braçe tha se do kërkojë transparencë për përfituesit e kësaj kontrate.

Ai theksoi se kompania që ka marrë koncesionin ka transferuar aksionet te një firmë farmaceutike, ndërsa kjo e fundit i ka shitur te një kompani të cilës nuk i gjendet adresa. Braçe shtoi se për të gjitha këto dyshime do thërrasë ish-ministrin e Shëndetësisë, Petrit Vasili, për ta ndriçuar, siç u shpreh ai. 

 "Më pyetët për një koncesion të dyshimtë të kësaj qeverie. S'po e quaj të dyshimtë, por një koncesion i justifikuar nga fillimi e deri në fund, ai i hemodializës që ka përmbysur historinë e këtij shërbimi, të hemodializës. Nuk torturohen më njerëzit, nuk shpenzojnë më, por e marrin atje ku janë shërbimin e hemodializës, madje më lirë se sa e ofronte sektori publik deri tani. Nga buxheti i shtetit po paguhen më pak para sa paguheshin më herët. Por, është një koncesion që përsa i përket përfituesve të kësaj kontrate duhet të sqarohet deri në një. Kanë ndodhur transaksione që më lënë dyshime. P.sh e ka marrë tjetërkush kontratën, diku nga fundi i 2016 kanë transferuar një pjesë të aksioneve te një kompani farmaceutike. Besoj se do ta thërras z.Vasili që të më ndriçojë pak, për këtë transaksion. Dhe pas një muaji pasi janë transferuar këto aksione, befas lëshohen edhe nga kjo kompani farmaceutike te një kompani tjetër të cilës nuk i gjendet më adresa", u shpreh Braçe.  

Intervista e plotë e Erion Braçes në "45 minuta"

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma