Hemorroidet, si t’i shërojmë pa bisturi
për dy orë. Tani edhe në Tiranë
Mënyra e jetesë ka bërë që të rritet numri i të prekurve nga hemorroidet dhe për shumëkënd ato sjellin shqetësime dhe dhimbje të padurueshme. Bisturia ka qenë e vetmja mënyrë të spitalet tona për t’i hequr dhe për të shpëtuar prej tyre.
TIRANE - Mënyra e jetesë ka bërë që të rritet numri i të prekurve nga hemorroidet dhe për shumëkënd ato sjellin shqetësime dhe dhimbje të padurueshme. Bisturia ka qenë e vetmja mënyrë të spitalet tona për t’i hequr dhe për të shpëtuar prej tyre. Por kirurgu grek, Sotirios Gavriil thotë se tani bisturia në vendet evropiane po bëhet më pak e përdorshme. Dhe sipas tij ka një zgjidhje pa bisturi edhe për hemorroidet.
“Teknika Lord është një teknike që rivendos në vendin fiziologjik sfinkterin dhe si rezultat rregullon jashtëqitjen. Hemorroidet e nekrotizuara është e domosdoshme të hiqen me gërshere me ultrarezonancë”, shpjegon mjeku grek Gavriil i cili një herë në javë i bën këto ndërhyrje dhe në Tiranë. Sipas tij, me tekniken Lord ripërsëritjet dhe komplikacionet në krahasim me metodat me bisturi dhe qepje janë shumë më të pakta.
Por çfarë janë hemorroidet dhe pse shtohet çdo ditë numri i të sëmurëve?“Janë vena të zakonshme (plexus venoz) rreth kanalit anal të cilat nga shkaqe te ndryshme kur rritet presioni në sistemin venoz, zmadhohen dhe shpesh herë nga spazma e sfikterit anal ndrydhen, infektohen, nekrotizohen, trombozohen dhe kështu shkaktojnë dhimbje, hemorragji mbas defekimit si dhe erozione sipërfaqesore të kanalit anal (fisura)”, shpjegon kirurgu Sotirios Gavriil.
Ndërsa për shkaqet e sëmundjes ai shton se “hemorroidet janë pasoje e mënyrës së sotme të jetesës, si jete sedentare, mënyra e gabuar e ushqyerjes, etj”.
Ç’ka e bën të ndryshme mënyrën e ndërhyrjes Lord nga ajo klasikja me bisturi?Kirurgu thotë se kjo lloj ndërhyrje bëhet me narkoze të lehtë, zgjat pak kohë ,nuk ka dhimbje dhe për 1-2 ore i sëmuri largohet nga spitali. “Me teknikën Lord pacienti të nesërmen e ndërhyrjes i kthehet veprimtarisë së përditshme”, përfundon ai.
(r.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
51.4%
-
Jo
34.5%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 2969
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime
29 Korrik, 13:54
-
Autoriteti i Konkurrencës nis hetim për tregjet e fruta perimeve, grumbulluesit shtrenjtuan çmimet deri në 100%
29 Korrik, 13:48
-
Genc Gjokutaj thirrje për rrahje policësh dhe vrasje patronazhistësh, vajza e Berishës: Ka të drejtë, revolta do të ndodhë! Berisha e Malltezi po persekutohen
29 Korrik, 13:47
-
Veliaj takon kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan, e uron për rizgjedhjen
29 Korrik, 13:26
-
KLP, betohen 23 prokurorë të rinj, nisin punën në prokuroritë e rretheve (EMRAT)
29 Korrik, 13:23
-
Vuçiç: Serbia dhe Rusia do të shënojnë së bashku përvjetorin e çlirimit të Beogradit
29 Korrik, 13:23
-
Olimpiada që ndau në dysh Francën dhe botën
29 Korrik, 13:19
-
Gjirokastër/ Zjarr në pyllin me pisha në lagjen Gërhot, zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët
29 Korrik, 12:52
-
Elisa Spiropali takon presidentin Begaj, Socialistët mbledhin mbi 30 firma për propozimin e saj si kryetare Kuvendi
29 Korrik, 12:39
-
Përdhunoi, vrau dhe braktisi në dyert e spitalit Marigona Osmanin, Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm, bashkëpunëtori me 15 vite
29 Korrik, 12:37
-
FOTO/ U arrestua pas vdekjes së biznesmenit në Sarandë, pronari i 'Erdano Tours' kandidoi për deputet në 2021 me Jozefina Topallin
29 Korrik, 12:31
-
Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq Në det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz
29 Korrik, 12:11