Hëna e planetit Jupiter, "Europa" mund të jetë duke lëshuar ujë në hapësirë. "Europa" kosiderohet edhe si ndër vendet me më shumë mundësi për të gjetur jetë në Sistemin Diellor.
Sipas astronomëve, imazhe nga teleskopi hapsinor Hubble tregojnë teprica të oksigjenit dhe hidrogjenit në hemisferën jugore të hënës. Nëse konfirmohet se bëhet fjalë për shtëllunga uji, atëhere do të rriteshin shpresat se oqeanet nëntokësore të "Europa-s" kanë dalje në sipërfaqe dhe misionet e ardhshme mund të dërgohen sonda për të kërkuar jetë në këto oqeane.
Në këtë studim të ri, fizikantët amerikanë vështruan imazhet e marra nga teleskopi Hubble në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, si dhe imazhe të vjetra të vitit 1999. Në pjesën jugore të hënës vunë re shenja të ujit i cili ndahej në oksigjen dhe hidrogjen.
Këto dukuri vërehen më mirë kur Europa është në pikën e saj më të largët nga Jupiteri dhe zhduken kur hëna është në pikën me të afërt me planetin. Kjo nënkupton se ky akselerim i baticës mund të drejtojë shtëllugat e ujit në sipërfaqe duke hapur të çara në sipërfaqen e hënës.
/Shqiptarja.com