Disa turistë janë përballur me një situatë të pazakontë gjatë qëndrimit në qytetin e Ohrit në Maqedoni. Ata kishin shkuar për të drekuar në një lokal ndërsa pasi kanë përfunduar së ngrëni, fatura ka qenë një surprizë e cila i ka lënë të shokuar. Ajo ka qenë e vlerës 50.000 denarë apo 833 euro. Pas kësaj turistët kanë debatuar me kamarierët. Duke menduar se po u bëhet ndonjë mashtrim për shkak se janë të huaj, turistët kanë thirrur policinë.
Në fund, turistët paguan 660 euro dhe u larguan me përshtypjet më të këqija.
Turisti Johannes Reich shkruan në rrjetet sociale se ai dhe tetë miqtë e tij ishin ulur në një restorant për drekë, dhe 7 prej tyre porositën peshk, sallatë dhe perime që ata t’i ndanin. Turisti thotë se ata sollën edhe gjëra që nuk i kishin porositur.
“Ne ishim një grup prej nëntë personash dhe patëm një përvojë shumë të pazakontë në këtë restorant. Kur u ulëm, ata na thanë që kishin troftë të freskët nga liqeni, kështu që shtatë nga ne porositën disa peshk, të tjerët sallatë dhe perime për t’i ndarë. Porositëm birrë dhe verë të kuqe për të pirë.
Në fillim ata na sillnin shumë më tepër sesa kishim porositur, dhe ata gjithashtu nuk na treguan se sa peshq do të sillnin. Kur mbërriti fatura pamë që ata na kishin dhënë verën më të shtrenjtë (një shishe prej 1500 denarë), dhe kishte gjëra që ne nuk i porositëm dhe nuk i morëm. Por ajo që u bë problematike ishte që ata pretendonin se na kishin shërbyer 12.5 kg peshk për shtatë persona, madje pa na pyetur sa donim. Në fund ata na dhanë një faturë mbi 50,000 denarë”, shkruan turisti.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51%
-
Jo
45.6%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5486
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Kishin humbur në Malin e Taraboshit, FNSH gjen turistët pas dy orë kërkimi
31 Janar, 20:21
-
Maja e Qorres, specialistët e emergjencave civile ngjiten në 2018 metër lartësi! Në ndihmë të turistëve që humbin rrugën (VIDEO)
5 Janar, 15:27
-
Vlorë/ Humbi në Karaburun, gjendet pas 24 orësh turistja austriake (VIDEO)
4 Janar, 15:32
-
Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet: Është një vend i bukur
28 Dhjetor 2024, 10:21
-
Pamje spektakolare! Bora zbardh luginën e Valbonës, vizitorë të shumtë edhe nga Kosova: Problem energjia për bizneset, të zhvillohet zona (VIDEO)
8 Dhjetor 2024, 15:04
-
Kuvendi një ditë pa "zhurmë" e molotovë! Fëmijë e të huaj në karriget e ligjvënësve: Mos harroni nga vini!
29 Nëntor 2024, 15:13
-
Tragjedi në Egjipt, mbytet anija me 45 persona në bord në Detin e Kuq! 31 prej tyre janë turistë, të panjohura shkaqet
25 Nëntor 2024, 12:36
-
Shtohen të huajt në shtator, shqiptarët nuk po bëjnë më pushime! Ja shifrat e INSTAT
23 Nëntor 2024, 07:52
-
Bora e parë zbardh Korçën, të huajt dynden drejt Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit! Turisti nga Brazili: Vij çdo vit për ski
17 Nëntor 2024, 15:57
-
Turisti britanik shpëtohet nga qeni i malit që u shfaq mes mjegullës në 5000m lartësi
14 Nëntor 2024, 17:42
-
Shifrat Janar-Tetor/ 4,9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura, 1,7 mln të huaj! Kumbaro: Janë 20% më shumë se në 2023! Turizëm gjithëvjetor, fokusi tek eko-turizmi
14 Nëntor 2024, 12:53
-
Turistët e huaj nuk mungojnë as përgjatë muajit Nëntor, të preferuara objektet historike dhe kulturore! Rama: Këtë vit u mikpritën mbi 1,2 mln vizitorë në këto site
13 Nëntor 2024, 08:17
Kujt ti besosh? Ketij me emrin Pipi,apo ketij me emrin Vlora si mendoni ju.
Përgjigjutopiiiii ta ngop une se jam nga vlora kulishi i grekut
Fole ti ore dobic
Jo or shok se ne himare 9 vete max 400euro do harxhonin
Përgjigjumire qe nuk erdhen ne himar se do kish vajt llogaria 80000 euro se jan cmendur lokalet
Përgjigju