Gjatë natës 15 studentë kanë shkruar me urgjencë te Infektivi në QSUT në Tiranë me simptoma të qarta helmimi.
Policia njofton se “rreth orës 01:04, në pavionin e infektiv të Spitalit Nënë Tereza kanë shkuar rreth 15 studente të toksikuar”. Mësohet se ata kanë konsumuar ushqim në Kalimash, Kukës, pas një ekskursioni, çka mendohet se ka shkaktuar helimimin e tyre.
Njoftimi paraprak:
Më datë 14.06.2017, rreth orës 01:04, në pavionin e infektiv të Spitalit Nënë Tereza kanë shkuar rreth 15 studente të toksikuar. Rreth orës 04:52 të gjithë studentët janë larguar për në banesë pas mjekimit të marrë.
Nga veprimet hetimore të kryera është mësuar se këta shtetas janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Kalimash, Kukës. Veprimet e mëtejshme proceduriale ndiqen nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës.
Marrin mjekimin studentet dalin nga spitali
Pasi kane marre mjekimin, te 15 studentet kane dale nga spitali dhe kane vijuar aktivitetet e tyre. Mjeket kosntatuan se te rinjte me shenja helmimi kishin konsumuar te njejtin ushqim ne te njejtin fast food.
Redaksia Online
l.q/d.b//Shqiptarja.com
