Heq dorë nga publikimi i fotove seksi
ja çfarë ndodh me Instagramin e modeles

Heq dorë nga publikimi i fotove seksi<br />ja çfarë ndodh me Instagramin e modeles
Një modele londineze pohon se ka humbur mijëra ndjekës në Instagram, pasi zëvendësoi selfie-t dhe fotot që bënte në punë, me foto më realiste të vetes dhe përditshmërisë së saj. Stina Sanders modele dhe blogere mode, ka pozuar për fushata si Lynx, Loreal apo Nike dhe ka fituar mijëra ndjekës në Instagram gjatë ngjitjes së shkallëve të karrierës.

E kontaktuar nga DailyMail, Sanders u bë pjesë e një eksperimenti, ku do të shihte se si ndjekësit e saj, do të reagonin nga disa foto më pak ‘glamour’.  Si pjesë e eksperimentit, Sanders postonte foto të vetes, ndërsa zbardhte qimet e fytyrës, fotografonte këmbët pas një vrapimi të gjatë, me thonj të thyer, të pistë dhe gati për pedikyr.

Në një tjetër foto Sanders dilte përpara klinikës ku i nënshtrohej disa seancave psikoterapie për ankthin. 24-vjeçarja tha për ‘The Indipendent’: “E pranova sfidën pasi e di sa fallco janë rrjetet sociale dhe sa lehtësisht një foto mund ta tregojë dikë shumë më ndryshe. Fatkeqësisht stigmatizimi që sjell edhe të qenurit modele nuk ka qenë i lehtë, prandaj doja të tregoja si është jeta pas maskës. Jeta ime nuk është aq e bukur sa ç’duket. Unë vuaj nga ankthi dhe kam një motër me aftësi të kufizuara. Askush nuk ka jetën perfekte."

Por Sanders u befasua kur mësoi që humbi mijëra ndjekës pas publikimit të këtyre fotove. Pothuajse 5000 njerëz ndaluan së ndjekuri modelen në fund të eksperimentit. Sidoqoftë 24-vjeçarja vlerësoi mbështetjen e ndjekëseve femra, që i drejtoheshin shpesh për këshilla, duke e njohur mirë presionin e rrjeteve sociale.
sanders
sanders
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve