'Heqim akcizën, taksën e qarkullimit dhe të karbonit', Panariti pas vendimit të Ramës: Skema absurde s'do të funksionojë (VIDEO)

Ish-ministri i Buqjësisë Edmond Panariti ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama, bëri me dije se do të hiqet nga karburanti për prodhim bujqësor, akciza, taksa e qarkullimit dhe e karbonit.

Sipas Panaritit, kjo është një skemë absurde e bërë në kuadër të premtimeve elektorale. Shteti duhet të subvencionojë naftën dhe jo ta shpërndajë, tha më tej ai.

Në 7 vite qëndrim në pushtet, ndihmën për bujqësinë e katandisën në 7 herë më pak. Tani kanë marrë nisma që dhe vetë ata e dijnë që nuk do të funksionojë.

Kjo do të mbetet një skemë abuzive, absurde që ju e dini fare mirë që nafta do të shkojë në tregun e zi, te makinat private, por asnjëherë te fermeri. E vetmja mënyrë që fermeri të përfitojë nga nafta pa akcizë, është jepini atij para cash në dorë. Prodhimi ka dalë jashtë konkurrencës, pikërisht nga kjo kosto, duke u katandisur në 30 milion euro nga mbi 200 milion euro të premtuara.

Ne e financojmë bujqësinë më pak në të gjithë kontinentin. Kujtohemi tani kur jemi në prag të zgjedhjeve, për të subvencionuar bujqësinë. Këto janë shashka elektorale, pse nuk e bëtë këtë. Nuk ka nevojë që shteti të shërbejë si pompist i naftës”, deklaroi Panariti.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • besa: 13/10/2020 18:14

    hahahahaha vetem me pare ne dore dini ju te LSI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh