Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar ditën e sotme se vendimi i Bankës Qëndrore të Kosovës, për ndalimin e dinarit serb në tregun kosovar është një metodë e kryeministrit Albin Kurti për të përzënë komunitetin serb.
Vuçiç bëri këtë deklaratë pas samitit Ukrainë-Evropë Juglindore që u zhvillua sot në Tiranë.
“S’ka rëndësi se çfarë ndodh, ne do të sigurojmë para për njerëzit tanë. Për ta definuar me nja fjali – Albin Kurti dëshiron t’i dëbojë serbët nga Kosova”, është shprehur Vuçiç, raporton Euroneës.rs.
“Më dalin lotët kur shoh njerëzit tanë kur shoh tek presin para bankomateve. Ne mund t’u japim tri herë më shumë sesa që u japim normalisht. Ka teknikalitete të një burri të papërgjegjshëm i cili dëshiron dëbimin e njerëzve, i cili dëshiron të bëhet legjendë duke shkatërruar një komb të tërë”.
Komente











