Këshilli i Ministrave ka zyrtarizuar në mbledhjen e sotme, ratikifikimin për ndryshimin e marrëveshjes së koncesionit për heqjen e monopolit të fluturimeve të Aeroportit të Rinasit.
Pas ratifikimit të saj në Këshillin e Ministrave, marrëveshja do të hidhet për votim në parlament.
Burime për Shqiptarja.com nga Ministria e Transporteve, sqaruan një detaj të rëndësishëm të kësaj marrëveshjeje, e cila është realizuar pa ndonjë dëm ekonomik ndaj shtetit shqiptar.
Përfitimi i vetëm që do të ketë koncesionari i Rinasit është se në momentin e hapjes së një aeroporti të ri në vend, ka të drejtën që të shtyjë me gjysëm viti afatin e tij, i cili aktualisht është deri në 2025.
Arritja e kësaj marrëveshjeje është cilësuar pozitive nga ana e Ministrisë, pasi pritet të sjellë më shumë zhvillim.
Pas kalimit të kësaj marrëveshje gjasat janë që aeroporti i parë që do të hapet të jetë ai i Kukësit, i cili është thuajse i gatshëm, që në kohën e Qeverisë Nano.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com