Heqja e flamurit nga Universiteti
Selimi: Skandal, kemi dhënë jetën

Heqja e flamurit nga Universiteti<br />Selimi: Skandal, kemi dhënë jetën
PRISHTINE- Heqja e flamurit kombëtar nga auditorët e Universitetit të Prishtinës, ka sjellë reagimin e deputetit të Vetvendosjes Rexhep Selimi.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, deputeti i Vetëvendosjes njëherësh ish-komandant i UÇK u shpreh se heqja e flamurit është një gjest i shëmtuar dhe drejtuesit e Universitetit duhet të japin llogari.

Selimi u shpreh se heqja e flamurit na rikthen në kohën e pushtimit serb, ndërsa shtoi se ka plot njerëz që japin jetën në emër të atij flamur. 

"Heqja e flamurit na rikthen në kohën kur ishim nën pushtimin serb", u shpreh Selimi. 

Deputeti i Vetëvendosjes tha se "ai flamur simbolizon historinë tonë, gjakun tonë, ai flamur çliroi Kosovën dhe Universitetin e Prishtinës". "Ka pasur dhe do ketë gjithmonë njerëz që do japin jetën për atë flamur".

"Edhe në Universitetin e Prishtinës ka njerëz që e kanë këtë flamur dhe vdesin për të.
 
Ka njerëz në Kosovë që janë të gatshëm që të vdesin për këtë flamur dhe një prej tyre jam edhe unë.
 
Është hera e dytë që hiqet flamuri kombëtar nga një institucion. Në 2008-ën, pak ditë pas shpalljes së pavarësisë, flamuri kombëtar është ulur nga shtylla pranë qeverisë së Kosovës, për të mos u ulur më. Ai flamur ka qenë pararojë e kombëtarizimit të Kosovës, sidomos në vitet 80 dhe 90. Ai flamur i ka dhënë gjak Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndikimi politik ka arritur deri në sallën e Universitetit të Prishtinës.
 
Asnjë protokoll nuk e justifikon heqjen e flamurit nga shtylla dhe vendosjen e një tjetri. Nëse aty paska pasur vend për flamujt e shteteve të tjera, nuk paska vend për flamurin e shqiptarëve? Shqiptarët në Kosovë janë 95%. Jam shumë nervoz, jam i irrituar pasi kjo situatë për ne në Kosovë është e padurueshme
", u shpreh Selimi për Report Tv. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë