TIRANE - Pas heqjes së lapidarit të UÇPMB-së mëngjesin e djeshëm nga xhandarmëria serbe në Preshevë, Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo ka shtyrë vizitën e parashikuar gjatë kësaj jave në Beograd.
Ndërkohë që ministri i Jashtëm, Edmond Panariti ka thirrur për një takim konsultues ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Shpëtim Çaushin. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Jashtme e Shqipërirë dhe vjen mënjëherë pas ngjarjeve të djeshme në Preshëve.
Gjatë ditës së djeshme ambasadori Shpëtim Çaushi ishte në Preshevë për të biseduar me përfaqësuesit e partive shqiptare të Luginës.
Sot në vendin ku është hequr lapidari i luftëtarëve të rënë të UÇPMB-së në Preshevë janë vendosur buqeta me lule.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Preshevë, lapidari i UÇPMB-së u hoq dje nga xhandarmëria serbe