Heqja e moratoriumit të skafeve
Nisma e PS sot në Kuvend

TIRANE- Komisioni i Sigurisë do të shqyrtojë sot projektligjin e propozuar nga PS për shfuqizimin e moratoriumit të skafeve. Nisma e PS, është përfshirë në kalendarin e punimeve të Kuvendit dhe pritet të diskutohet në 4 komisionet parlamentare e më pas do të kalojë për votim në Kuvend. Projektiligji është refuzuar nga kryeministri, Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, të cilët e kanë konsideruar moratoriumin e skafeve një arritje në parandalimin e trafiqeve te qënieve njerëzore dhë të lëndëve narkotike.

Ndërkaq PS ka pohuar projektligji gëzon edhe mbështetjen deputetëve të LSI dhe se ky projektligj do të testojë edhe rezistencën e koalicionit PD-LSI. Ndërkaq dy ditë më parë PD përmes zëdhënëses, Silvi Bardhi kundërshtoi nismën e PS.

‘Skafo-deputetët në Parlamentin shqiptar me porosi dhe në interesa direkte te Mafjas së trafiqeve të drogës me të cilën ndajnë me sa duket fitimet, kanë marrë nismën për të anulluar moratoriumin e ndalimit të skafeve. Partia Demokratike denoncon këtë nismë të skafo-deputetëve që duan të shëndrrojnë Shqipërinë në skafo-republikë vetëm e vetëm për pasurimin e tyre me paratë e drogës dhe trafiqeve të tjera kriminale dhe që kërcënon interesin e levizjes së lirë të shqiptarëve në Europë”, u shpreh zëdhënësja për shtyp e selisë blu, Silvi Bardhi.
(jd/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave