BRUKSEL- Më datë 14 qershorë Kosova do të marrë zyrtarisht në Bruksel udhërrëfyesin. Lajmi është konfirmuar për KTV-në nga Brukseli nga ministrja e integrimit Vlora Çitaku. Ajo ka thënë se me 14 qershor ne ora 12:00 do të marr zyrtarisht në Bruksel udhërrëfyesin i cili është instrument para heqjes së vizave edhe për kosovarët si vendi i vetëm në rajon që nuk e ka pasur të drejtën e udhëtimit pa viza në zonën Schengen

Bashkimi Evropian miratoi vendimin që Kosovës zyrtarisht t’i ofrohet udhërrëfyesi për të lëvizur pa viza. Lajmin e konfirmoi ambasadori Francez, Jan Francua Fitou. Ndërkohë, që zyrtarët e Bashkimit Evropian deklaruan se në fund të pranverës, Kosova do të marrë udhërrëfyesin për të lëvizur e lirë në zonën Shengen. Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka pasur të drejtën për të udhëtuar pa viza. Udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, do t’i hapë rrugë Kosovës për fillimin e negociatave për nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim-asocimit.

Komisioni Evropian dhe Kosova do të nisë sot një dialog të strukturuar mbi Sundimin e Ligjit në Bruksel. Dialogu është projektuar për të ndihmuar Kosovën për të adresuar sfidat në fushën e sundimit të ligjit, i cili është një shqetësim kryesor për Ballkanin Perëndimor si tërësi. Në këtë fazë me Kosovën, Komisioni do të përqëndrohet në gjyqësor, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dialogu i sotëm do të ndiqet nga Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle nga Komisionerja e Punëve të Brendshme Sesilia Malmstrom dhe nga zëv.kryeminsitri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ministri i punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe nga Ministrja për Çështjet Evropiane, Vlora Çitaku
(b.a/shqiptarja.com)