Policia spanjolle ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar në Valencia të Spanjës pasi goditi me grushte një oficer policie, i cili e ndaloi për ta identifikuar.
Mediat spanjolle shkruajnë se ai u tregua agresiv që nga momenti i parë me policët dhe kërcënoi se do t’i vriste sapo të lirohej.
Momentalisht ai është shtruar në njësinë psikiatrike të një spitali në Valencia pas ekzaminimit nga mjeku ligjor.
24-vjeçari u ndalua nga policia, pasi ishte shtrirë në mes të trotuarit dhe po pengonte kalimin e këmbësorëve.
Komente








