Hero nga stoli, Inter fiton betejën e parë me Porto-n falë Lukakut! Belgu dhe trajneri Inzaghi: Mund të shënonim më shumë! (GOLAT)

Beteja e parë mes Interit dhe Portos është mbyllur me fitoren e italianëve. Sfida e 1/8 të Champions-it para 74 mijë tifozëve në San Siro përfundoi 1-0 falë golit të vonshëm të Romelu Lukaku-t, i cili në këtë ndeshje e nisi në stol.

Që në fillim Interi ishtë më këmbëngulës dhe pas një rasti të Lautaros në fundin e pjesës së parë portieri i Portos u shndërrua në hero. Të njëjtën gjë do bënte edhe Onana në pjesën e dytë, duke pritur një seri gjuajtjesh. Në minutën e 58 Inzaghi vendos të hedhë në fushë Lukaku-n, ndërsa më tej portugezët do ndëshkoheshin edhe më të kuq para se belgu në minutën e 86 të shënonte golin vendimtar.

Në përfundim të sfidës trajneri Inzaghi tha se i vjen keq pasi mund të ishin shënuar më tepër gola, ndërsa Lukaku premtoi se do bëjë diferencën edhe në Portugali. Megjithatë një tjetër përplasje u rregjistrua në fushë nga futbollistët e Interit. Portieri Onana u pa duke i folur ashpër Dzekos, pasi ky i fundit më herët nuk ishte i kënaqur me lojën e portierit. Gjithsesi me fitoren e Interit, Napolit dhe Milanit është hera e parë që tre skuadra italiane fitojnë ndeshjet e para në fazën e 1/8.

Për të parë përmbledhjen e ndeshjes klikoni këtu

Ndërkohë befasi ishte barazimi 1-1 i Manchester City kundër Leipzig. Në Gjermani ishin britanikët të cilët realizuan të parët me Mahrez, por në pjesën e dytë Gvardiol, talenti kroat i mbrojtjes, vulosi barazimin. Për rrjedhojë gjithçka mbetet për t’u zgjidhur në ndeshjen e kthimit në Angli.

Për të parë përmbledhjen e ndeshjes klikoni këtu

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 23/02/2023 10:09

    AMALA PAZZA I N T E R AMALA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Gaceta del Turismo’: Shqipëria, destinacioni perfekt për një aventurë unike

‘Gaceta del Turismo’: Shqipëria, destinacioni perfekt për një aventurë unike