Bukayo Saka me golin e tij i dhuroi finalen e Champions League skuadrës së Arsenalit, e para pas 20 vitesh. I rritur me fanellën e 'Topçinjve' që në vegjëli, askush më shumë se ai nuk e ndjen këtë sukses të merituar. Pas ndeshjes së fituar kundër Atletico Madridit, kapiteni i Arsenalit tha se nuk e kishte parë kurrë një gëzim të tillë të tifozëve.
"Po më largoni nga festimet (qesh). Është kaq bukur, mund ta shihni çfarë do të thotë për mua dhe çfarë do të thotë për tifozët. Është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Ishte një ndeshje me presion të lartë që ka shumë rëndësi për të dyja palët.
Gjithçka nisi që para ndeshjes me atmosferën. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Tifozët na shtynë përpara dhe na sollën këtë moment në fund. Nuk ka asnjë mënyrë që të arrinim në këtë pikë pa pasur presion.
Duhet ta izolojmë veten nga presioni. E bëmë detyrën. Është një histori e bukur dhe shpresoj që të përfundojë mirë”, tha mes të tjerash Saka.
Lajmi kryesor:
Arsenal 1-0 Atl. Madrid, Mikel Arteta: Jetojmë për momente të tilla! Simeone: Asnjë peng, nuk e merituam finalen e Champions League







