PARIS - 27-vjeçari francez, Lilian Lepere është shpallur hero nga mediat franceze, pasi ai ishte personi që i dha informacione policisë nga brenda ndërtesës ku ndodheshin dy vëllezërit terroristë Cherif dhe Said Kouachi.
 
Ai arriti të fshehej në një kuti kartoni, kur vëllezërit Kouachi u futën në shtypshkronjën, e cila ndodhet në “Dammartin-en-Goele”, 25 milje larg Parisit.
 
Fillimisht ai i dërgoi një mesazh babait të tij, duke i thënë se dy terroristët e kërkuar nga policia ndodheshin në shtypshkronjën ku ai punonte si dizajner.
 
"Jam fshehur në katin e parë. Besoj se ata i kanë vrarë të gjithë. Lajmëro policinë të ndërhyjë”,-ishte mesazhi që Lilian i dergoi te atit.
 
Ai nuk u pikas për asnjë moment nga terroristët, por dergoi mesazhe nga kutia e kartonit ku që futur, duke dhënë informacione të sigurta per ndertesën dhe për levizjet e dy terroristëve.
 
Lilian doli pa demtime nga ndertesa ku ishin fshehur terroristët.

Por pervoja ka qenë tronditëse për diznajerin, i cili do të marrë trajtim psikologjik.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)