Heroi i futbollit anglez, Jamier Vardy
nga puna në fabrikë në rekordmen

Heroi i futbollit anglez, Jamier Vardy<br />nga puna në fabrikë në rekordmen
Angli, 31 tetor 2015, stadiumi “The Hawthorns”, zona e West Midlands ishte skena ku Jamier Vardy, zbulimi i vërtetë në Premier, shënoi golin e 3­1 duke bërë që të çmendeshin “dhelprat”.

Ishte goli i 11­-të i tij gjatë këtij sezoni (në 11 ndeshje), çka bën që të renditet në një listë të veçantë: është lojtari i tretë në historinë e kampionatit anglez që arrin të shënojë në tetë ndeshje radhazi. Barazohet Sturridge (edhe ai në kuotën e tetë ndeshjeve), dhe tashmë synohet rekordi i një farë Ruud Van Nistelrooy, i cili ka arritur të shënojë gol në dhjetë ndeshje radhazi në Premier League.

Vardy e ka nisur karrierën e tij në South Yorkshire, te Sheffield Wednesday, klub që militon në Championship, dhe nga ekipet më të hershëm të futbollit anglez. Nga 2003 deri në 2010­n luan në Stocksbridge ku, në moshën 16 vjeçare fiton 30 sterlina në javë. Praktikisht një hobi, i kultivuar gjatë turneve të punës në fabrikën e fibrave të karbonit në qytetin e vendlindjes.

Pas debutimit me ekipin e parë, intuita e Neil Aspin, trajnerit të Halifax Town ishte e saktë: “U munduan të më bindnin të hiqja dorë, duke më thënë që është gjaknxehtë dhe nuk është lojtar i shpejtë. Por ia vlente barra qeranë: doja ta shihja të luante, vura bast mbi të dhe nuk jam penduar kurrë”. 29 golat e shënuar në 41 ndeshje i dhanë të drejtë trajnerit anglez. Gola që për Vardy­n vijnë natyrshëm dhe me një thjeshtësi mbresëlënëse.

Më pas në 2011­-ën, Andy Pilley, presidenti i ekipit të Fleetwood Town, ekip në kategorinë e tretë angleze e blen: “Carl garne, i dërguari ynë, më mori në telefon duke më thënë: Mbaj mend fjalët e mia, ky djalë do të luajë në kombëtaren e Anglisë!” Në dhomat e zhveshjes ishte një i çmendur, por kishte shumë besim te vetja. Mbaj mend shakanë që i bënë trajnerit, duke ia mbuluar me ngjitëse makinën…”.

Duke lënë mënjanë shakatë, me fanellën rozë të klubit ai arriti të shënonte 31 gola në 36 ndeshje. Dhe të mendosh që pikërisht këtë vit, më 7 qershor të 2015­s, erdhi dhe debutimi me fanellën e kombëtares së “Tre Luanëve”, duke zëvendësuar Wayne Rooney­n në miqësoren ndaj irlandës. Garne e kishte parashikuar vërtet suksesin e tij. Nga viti 2012 luan për Leicester­in që e bleu për 1 milion e 200 mijë sterlina.

Të shtunën, nën drejtimin e trajnerit italian Claudio Ranieri, ai arriti të shënojë emrin e tij në historinë e Premier League­s. Në minutën e 77­të, Jamie merr njç top nga mesfusha nga Drinkwater dhe pas 40 metrash vrap arrin të shënojë në portën e Myhill duke arritur kuotën e 11 golave sezonalë dhe duke barazuar Sturridge në listën e veçantë të golave të shënuar radhazi.

Ranieri është mjaft i kënaqur nga ai: “Është një djalë që tallet gjithmonë, por kur vjen puna për të punuar jep maksimumin. Shokët e tij flasin me superlativa mbi të, sidomos për mentalitetin dhe agresivitetin e tij në fushën e lojës. Schmeichel, portieri i Leicester­it tha se Vardy është “tipi i lojtarit që mund të shndërrojë një pasim të gabuar në një asist, dhe një asist të mirë në një super­gol”.

Sunderland, Bournemouth, Aston Villa, Stoke City, Arsenal (2), Norwich, Southampton (2), Crystal Palace, dhe West Bromwich i kanë provuar në kurrizin e tyre aftësitë e ‘bomberit’ anglez. Watford­i, kundërshtari i radhës, është i paralajmëruar. /Telesport/
vardy
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kanë qenë 4 persona me makinë! Kemi dërguar emra në Policinë e Tiranës! Kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kanë qenë 4 persona me makinë! Kemi dërguar emra në Policinë e Tiranës! Kemi besim tek drejtësia