/ATSH/ Nga sot, filmi "Heroi" i regjisorit Luan Kryeziu do të shfaqet në kinemanë "Millenium" dhe në rrjetin e kinemave të kryeqytetit shqiptar, "Imperal" dhe "Kinema Agimi". Ky film është një rrëfim për një ish-luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përballet me jetën e vështirë pas luftës.
Filmi i bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës e ka pasur premierën në Shqipëri, në nëntor të vitit të kaluar, ku ishte shfaqur në kuadër të festivalit "Tirana International Film Festival".
Regjisori dhe skenaristi i këtij filmi, Luan Kryeziu, ka thënë se "Heroi" do të jetë pjesë e repertorit të rregullt të kinemave në Tiranë.
"Do të shfaqet disa ditë, por secila kinema mund të vazhdojë ta shfaqë filmin nëse ka shikues", ka thënë Kryeziu.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA