Heroina në Durrës,Krimet e Rënda
lënë në burg shoferin e kamionit

Heroina në Durrës,Krimet e Rënda<br />lënë në burg shoferin e kamionit<br>
Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 63-vjeçarin Bujar Shazivari, i cili u kap me 11 kg heroinë në Portin e Durrësit.

63-vjeçari udhëtonte me një kamion që transportonte qese drejt Italisë, por në kabinën e mjetit u gjet lënda narkotike nga qeni anti-drogë. 

Heroina u sekuestrua tri ditë më parë në port, ku nga kontrolli i imtësishëm u gjetën 10 pako të mëdha dhe një pako e vogël ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar heroinë, 11.4 kg, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ku do kryhet dhe peshimi i plotë i saj.

heroina durres
(Pamje nga heroina e kapur në kamion)

d.c./shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut