Një tjetër shqiptar është arrestuar në Itali për posedim droge.
 
Sipas policisë italiane, një 19-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në Livorno, pasi iu sekuestruan 1.5 kg heroinë, 600 gr kokainë dhe 10 mijë euro.
 
Shqiptari, fillimisht tentoi që të largohej me vrap kur e pa veten të rrethuar nga policia, por në fund tentativa rezultoi e dështuar pasi u prangos.



d.b/shqiptarja.com