Heroinë e kokainë me arush
pellushi kapet Gjergj Cukali

Heroinë e kokainë me arush<br />pellushi kapet Gjergj Cukali
Gjergji Cukali, 37-vjeçari nga Tirana nuk ka qëndruar larg telasheve me drejtësisë më tepër se një vit. I konsideruari nga policia e Tiranës si "i forti i rrugës Myslym Shyri", është arrestuar nga sektori antidrogë pranë policisë së kryeqytetit, pasi ishte dokumentuar veprimtaria e tij si kapo i një grupi kriminal që trafikonte heroinë dhe kokainë dhe më pas e shpërndante në zonë të ndryshme në Tiranë. Cukali një vit më parë u arrestua nga policia e Tiranës me një “Shotgan” pa lejë, për të cilin është liruar më pas nga gjykata e Tiranës. Mirëpo këtë radhe duket se nuk do ta kalojë lehtë akuzën e "prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, e kryer në bashkëpunim", pasi specialistët e Antidrogës vërtetuan gjithçka. Kokaina, e siguruar nga Cukali, paketohej në një apartament në Tiranë dhe fshihej dhe shpërndahej në kavanozë apo me arush pellushi, ndërsa një femër shënonte në fletore të gjitha shitjet. Xhiroja mujore arrinte deri në 50 mijë euro. Nga ky operacion u sekuestruan 282.1 gramë kokainë.

Operacioni "Tangent"
Lajmin për shkatërrimin e këtij rrjeti kriminal, preferoi ta jepte vetë kryepolici i Tiranës, Ervin Hodaj, i cili gjatë një deklarate për shtyp tha se në pranga në kohë të ndryshmen janë vënë 16 anëtarë të një grupi kriminal. Të arrestuarit e operacionit të koduar “Tangent” janë shtetas nga disa qytete të Shqipërisë, por edhe nga Kosova. Ndër ta ka edhe të dënuar më herët për vepra të rënda penale. Në kuadër të këtij operacioni, janë proceduar penalisht : Gjergji Cukali,i dënuar më parë për pengmarrje dhe armëmbajtje pa leje, Artur Tarja, 36 vjeç, nga Tirana, i dënuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe Muharrem Kallushi, 32 vjeç, nga Tirana. Të arrestuarit e tjerë janë Vjollca Gjoka, 46 vjeçe, nga Tirana, Gentian Balliu, 30 vjeç, lindur në Kurbin e banues në Tiranë, Armand Gjoka, 50 vjeç, nga Tirana dhe Krisald Kundraxhi, 29 vjeç, nga Tirana, i dënuar më parë për veprën penale të prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ndërkohë, në kohë të ndryshme më herët janë arrestuar edhe 9 shtetas, të identifikuar me inicialet J. K., 26 vjeç, nga Tirana, A. M., 37 vjeç, nga Prishtina, J. B., 33 vjeçe, nga Prishtina, H. T., 45 vjeç, nga Kavaja, A. T., 27 vjeç, nga Kavaja, J. H., 26 vjeç, nga Durrësi, A. S., 26 vjeç, nga Korça, G. Ç., 25 vjeç, nga Korça dhe M. J., 33 vjeç, nga Tirana. Sipas Hodajt, ky grup shpërndante lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës si “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Willson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e Porcelanit dhe në rrugën e Elbasanit.

Drejtori i Policisë së Tiranës shtoi se ata siguronin lëndën narkotike përmes Gjergji Cukalit dhe më pas e shpërndanin, sipas porosive të marra nga klientët. Ndërkaq, policia sekuestroi 282.1 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 25 telefona celularë, 5 automjete të markave të ndryshme dhe 15 çelsa automjetesh, të cilat dyshohen se jane mjete të lëna si garanci për dhënien e shumave të ndryshme të parave. Po hetohen edhe pasuritë e vëna nga aktiviteti kriminal i anëtarëve të grupit. Për Cukalin është ngritur edhe akuza e "falsifikimit të dokumenteve", pasi iu gjetën dhe iu sekuestruan një kartë identifikimi, patentë dhe pasaportë biometrike të falsifikuara.

Kush është Gjergj Cukali
Në fund të gushtit 2012, Cukali është kapur pranë lulishtes “1 Maji”, përballë ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”, me një pistoletë tip “Glock” me 17 fishekë, që e mbante në një çantë të vogël. Rreth orës 16:00 të 5 majit 2012, Shpend Kadiu, 43 vjeç, punonjës sigurie, në një kompani private, ka bërë kallëzim se në rrugën “Mihal Grameno”, pranë Shkollës së Baletit, është dhunuar fizikisht dhe është kërcënuar me armë për jetën nga dy persona të panjohur, për një vend parkimi të parapaguar. Policia asokohe tha se nga deklarimet e marra është arritur të identifikohen autorët e ngjarjes, Gjergji Pjerin Cukali, 33 vjeç, lindur dhe banues në rrugën “Myslym Shyri”, i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale dhe Kataldo Françesko Lezhja, 20 vjeç.

Gjergj Cukali ka qenë një prej personazheve të njohura të botës kriminale të kryeqytetit, pasi bashkë me miqtë e tij, Florian Metalla, Ledio Lito, Ilir Kodumi, Eduart Skuka dhe Durim Gurzi, morën peng Fatjon Demirlikën dhe kërkuan 100 mijë euro për lirimin e tij. Por plani i tyre dështoi, pasi u arrestuan në kohë nga Policia e Tiranës. Në korrik të vitit 2004, në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, pranë një karburanti, merret peng Fatjon Demirlika. Rrëmbyesit i kërkuan familjes së Demirlikës një shumë prej 100 mijë eurosh në këmbim të lirimit të të afërmit të tyre. Vendi i dorëzimit të parave ishte lënë në varrezat e Tufinës. Familjarët e Demirlikës njoftuan policinë, e cila vendosi të dërgojë një agjent të sajin për të dorëzuar gjobën e vendosur nga pengmarrësit. Në momentin e dorëzimit të shumës prej 100 mijë eurosh, policia arrestoi Ledio Litën, i cili më pas tregoi vendin ku mbahej pengu Demirlika. 

gjergji cukali

Kallushi, Gjoka, Tarja, Tallushi, Kundraxhi
Hoxha, Balliu, Sedo, Tallushi
(Anëtarët e grupit kriminal të trafikut të drogës të Gjergj Cukalit)

NJOFTIM PËR SHTYP 
Policia e Tiranës ka finalizuar mbrëmë në mesnatë një operacion të gjerë kundër trafikimit dhe shpërndarjes së drogave të forta. Në pranga në kohë të ndryshme  janë vënë 16 anëtarë të një grupi kriminal, që shiste kokainë në disa zonë të kryeqytetit. 
Të arrestuarit e operacionit të koduar “Tangent” janë shtetas nga disa qytete të Shqipërisë, por edhe nga Kosova. Ndër ta ka edhe të dënuar më herët për vepra të rënda penale. 
Në pranga mbrëmë, në kuadër të këtij procedimi penal janë vënë 7 shtetas: 
1. Gjergji Cukali, 37 vjeç, nga Tirana, i dënuar më parë për “Pengmarrje dhe armëmbajtje pa leje”; 
2. Artur Tarja, 36 vjeç, nga Tirana, i dënuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor; 
3. Muharrem Kallushi,32 vjeç ,nga Tirana 
4. Vjollca Gjoka, 46 vjeçe, nga Tirana; 
5. Gentian Balliu, 30 vjeç, lindur në Kurbin e banues në Tiranë; 
6. Armand Gjoka, 50 vjeç, nga Tirana; 
7. Krisald Kundraxhi, 29 vjeç, nga Tirana,  i dënuar më parë për veprën penale të prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike 
Në kohë të ndryshme më herët, në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar edhe 9 shtetas: 
1. J. K., 26 vjeç, nga Tirana; 
2.  A. M., 37 vjeç, nga Prishtina; 
3. J. B., 33 vjeçe, nga Prishtina; 
4. H. T., 45 vjeç, nga Kavaja; 
5. A. T., 27 vjeç, nga Kavaja; 
6. J. H., 26 vjeç, nga Durrësi; 
7. A. S., 26 vjeç, nga Korça; 
8. G. Ç., 25 vjeç, nga Korça; 
9. M. J., 33 vjeç, nga Tirana. 
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas një hetimi disa mujor nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. 
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës si “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Ëillson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e “Porcelanit” dhe në rrugën e “Elbasanit”. 
Përmes veprimeve proceduariale duke përdorur edhe medota speciale, Policia e Tiranës ka dokumentuar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike për këtë grup kriminal. Hetimet kanë provuar se shtetasit e arrestuar e siguronin lëndën narkotike përmes Gjergji Cukalit dhe më pas e shpërndanin, sipas porosive të marra nga klientët. 
Provat materiale te sekuestruara: 
• 282.1 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë; 
• 25 telefona celularë; 
• 5 automjete të markave te ndryshme; 
• 15 çelsa automjetesh, të cilat dyshohen se jane mjete të lëna si garanci për dhënien e shumave të ndryshme të parave. 
Të ardhurat mujore nga shitja e kokainës llogariten rreth 50 mijë euro në muaj. 
Sektori për Krimin e Organizuar po heton edhe pasuritë e vëna nga aktiviteti kriminal i anëtarëve të grupit. 
Për shtetasin Gjergji Cukali, është ngritur edhe akuza e “Falsifikimit të dokumentave”, pasi iu gjet dhe sekuestruan një kartë ID, Patentë dhe Pasaportë biometrike të falsifikuara. 
Materialet proceduriale do t’i dërgohen pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për  veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve të arrestuar në flagrancë



  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi