Herolind Shala refuzon Kosovën për
Shqipërinë, Duka tenton Avdijajn

Herolind Shala refuzon Kosovën për<br />Shqipërinë, Duka tenton Avdijajn
Herolind Shala refuzon Norvegjinë dhe Kosovën për të veshur fanellën kuqezi. Mesfushori shqiptar ka refuzuar ftesën e trajnerit të Kosovës, Albert Bunjaku për ndeshjen miqësore ndaj Omanit, por edhe të vendit skandinav, teksa është në pritje të ftesës së trajnerit italian që drejton Shqipërinë, Gianni De Biasi. Një fakt të tillë e ka konfirmuar vetë futbollisti. “Po, është e vërtetë që kam folur dy herë në telefon me Bunjakun, të cilin e falenderoj për interesimin.

Ai më ka ftuar të jem i pranishëm në ndeshjen miqësore kundër Omanit me 7 shtator në Prishtinë. Nuk kam dashur që ta mbaj me shpresa të kota dhe i kam thënë se për momentin kam prioritet një ftesë nga Shqipëria dhe ndoshta më pas do të mendoj për Kosovën” deklaroi ai. Nëse Shqipëria nuk e fton atëherë, Shala do të mendojnë për Kosovën, ndërsa gjasat për Norvegjinë janë shumë ta pakta. Herolind Shala luan me ekipin e Odd Ballklub në Norvegji.

Herolind Shala është aktivizuar në 7 takime më U-21 që drejtohet nga Skënder Gega, duke shënuar dy gola në eliminatoret me Hungarinë dhe Austrinë. E ndërsa Shala është vetëofruar, FSHF është duke negociuar me talentin tjetër me origjinë shqiptare që luan me Schalken në Gjermani, Donis Avdijaj. FSHF po e merr me shumë seriozitet afrimin e Avdijajt në Kombëtaren Shqiptare, madje për t’u afruar sa më shumë, në 18 vjetorin e lindjes, Presidenti Armando Duka i ka dërguar edhe një mesazh urimi.

“I dashur Dionis,në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe në emrin tim personal, dëshiroja t’ju uroja me rastin e ditëlindjes, dhe një jetë të mbushur me suksese qoftë në aspektin familjar, por edhe në karrierën tuaj sportive” thuhet në mesazhin e Dukës. Kohë më parë edhe trajneri i Shpresave, Skënder Gega i kishte bërë ofertë Avdijajt, por ai nuk pranoi. Negociatat janë aktive mes familjes Avdijajt dhe FSHF dhe në ditët në vijim do të vendoset nëse do të pranojë apo jo ftesën. Shanset janë shumë të vogla që, lojtari të pranojë që të veshë fanellën kuqezi, pasi për momentin është duke menduar vetëm për ekipin e Schalkes, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që De Biasi të bindë Avdijajt.
 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur