TIRANË-Zjarrfikësit në të gjithë vendin kanë gati 2 javë që përballen çdo ditë me zjarret. Por një pjesë e tyre vijon punën që bën çdo ditë të vitit, shpëtojnë jetë njerëzish në aksidente.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar një prej rasteve të shumta që ndodhin në ditë ku shërbimi zjarrfikës është në krye të detyrës. Veliaj apelon për më tepër kujdes me zjarrin dhe drejtimin e automjetit.
“Kujdes në Pezë për zjarret e verës - zjarrfikësit heronj të Bashkisë së Tiranës ndihmojnë edhe për të shpëtuar jetë njerëzish në aksidente! Pas sharrimit të derës, nxirret drejtuesi me pak dëmtime. Të shkuara! Mos vendos zjarre! Mos ec me shpejtësi!Mos pi në timon!”, shkruan Veliaj.
Nga Tokio ne Preze! Ec aty....
Përgjigju